Këshilli i Prokurorëve publik nesër do të zgjedh 47 prokurorë

Zgjedhja e gjithsej dyzet e shtatë prokurorëve në tetëmbëdhjetë prokurori publike është në rend dite në seancën e 20-të të Këshillit të Prokurorëve Publikë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, e cila do të mbahet nesër me fillim nga ora 10:30. Më së shumti, gjegjësisht 14 prokurorë, duhet të zgjedhen në Prokurorinë Themelore Publike Shkup. […] The post Këshilli i Prokurorëve publik nesër do të zgjedh 47 prokurorë appeared first on InfoShqip.com.

Mars 6, 2025 - 18:00
 0  5
Këshilli i Prokurorëve publik nesër do të zgjedh 47 prokurorë

Zgjedhja e gjithsej dyzet e shtatë prokurorëve në tetëmbëdhjetë prokurori publike është në rend dite në seancën e 20-të të Këshillit të Prokurorëve Publikë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, e cila do të mbahet nesër me fillim nga ora 10:30.

Më së shumti, gjegjësisht 14 prokurorë, duhet të zgjedhen në Prokurorinë Themelore Publike Shkup.

Në Prokuroritë Themelore Publike në Veles, Dellçevë, Koçan, Kriva Pallankë, Radovish, Resnjë dhe Strugë do të zgjedhet nga një prokuror publik.

Nga dy prokurorë publikë do të zgjedhen në Prokuroritë Themelore Publike në Manastir, Gjevgjeli, Gostivar, Kërçovë dhe Strumicë.

Në Prokuroritë Themelore Publike në Kumanovë, Ohër, Prilep dhe Shtip do të zgjedhen nga tre prokurorë publikë.

Në Prokurorinë Themelore Publike në Tetovë duhet të zgjedhen katër prokurorë.

The post Këshilli i Prokurorëve publik nesër do të zgjedh 47 prokurorë appeared first on InfoShqip.com.