Këshilli i Prokurorëve refuzoi ankesën e Ristoskës!

Këshilli i prokurorëve publik njëzëri e refuzoi ankesën e Lençe Ristoskës dhe nuk vlerësoi se pavarësia e saj ishte cenuar nga kryeministri Hristijan Mickoski, i cili, edhe pse nuk përmendi The post Këshilli i Prokurorëve refuzoi ankesën e Ristoskës! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Mars 31, 2026 - 00:30
Këshilli i Prokurorëve refuzoi ankesën e Ristoskës!

Këshilli i prokurorëve publik njëzëri e refuzoi ankesën e Lençe Ristoskës dhe nuk vlerësoi se pavarësia e saj ishte cenuar nga kryeministri Hristijan Mickoski, i cili, edhe pse nuk përmendi emrin e saj, në një intervistë përdori termin “mediokrit” në një kontekst klientelistiko-politik. Sipas komisionit treanëtar që shqyrtoi rastin, termat e përdorura nga Mickoski mund të vlerësoheshin si kritika ose vlerësime, por nuk përbënin shkelje të integritetit profesional të prokurores.

“Në deklaratat në fjalë, kryeministri nuk identifikoi në asnjë mënyrë asnjë prokuror konkret dhe këto deklarata nuk lidhen me raste të veçanta, prandaj nuk mund të konstatohet një ndikim real mbi pavarësinë e prokurorit apo integritetin e tij profesional”, tha Marijana Ilievska, anëtare e Këshillit të Prokurorëve Publik.

Kryetari i Këshillit, Bashkim Besimi, duke arsyetuar vendimin tha se fakti që ai nuk e përmendi me emër nuk mund të konsiderohet se e ka ofenduar atë.

“Fakti që kolegia Lençe në procesverbal kishte qëndrime jo konkrete, do të thotë që kishte qëndrime për arsye që nga fillimi i Speciales deri tani, për këtë arsye ne vlerësuam se në këtë rast nuk është cenuar prokurorja dhe për këtë vendosëm kështu. Ne vlerësuam për arsye që në këtë rast konkret kryeministri kurrë nuk e tha emrin e Lençes në procesverbal dhe për këtë arsye vlerësuam se nuk ka shkelje”, shtoi Bashkim Besimi, kryetar i Këshillit të Prokurorëve Publik.

Edhe pse sipas Rregullores në raste të tilla kur ka paqartësi, Këshilli ka detyrën të kërkojë qëndrimin e kryeministrit, Besimi tha se nuk ka pasur nevojë për një gjë të tillë.

“Sipas rregullores, kur jemi në dilemë, si Këshill kërkojmë qëndrimin e personit konkret në rast konkret, por nuk kemi pasur nevojë për këtë. Pra kjo është e sqaruar në rregullore”, theksoi shtoi Bashkim Besimi, kryetar i Këshillit të Prokurorëve Publik.

Ristoska, edhe para se të dorëzonte ankesën, tha se ndihej në presion dhe e ofenduar dhe i dërgoi kryeministrit Mickoski kërkesë për falje publike, por nuk e mori. Ajo si prokurore udhëheq rastet Talir 1 dhe Talir 2 të ish-Speciales, që lidhen me financime të paligjshme dhe pronën partiake të VMRO-DPMNE-së.

The post Këshilli i Prokurorëve refuzoi ankesën e Ristoskës! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .