Ketë muaj do të vazhdojnë ndeshjet në Kupë dhe Ligë, ndërsa sistemi VAR do të fillojë prej sezonit të ardhshëm
Ndeshjet e Ligës së Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut do të vazhdojnë prej këtë muaj, duke vazhduar me javën e 19-të, transmeton Portalb.mk. Ndeshja më e rëndësishme e javës do të luhet ndërmjet Gostivarit dhe Strugës. Në të njëjtën kohë, më 16 shkurt, duke filluar prej orës 14:00 do të luhet edhe derbi […]
Ndeshjet e Ligës së Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut do të vazhdojnë prej këtë muaj, duke vazhduar me javën e 19-të, transmeton Portalb.mk.
Ndeshja më e rëndësishme e javës do të luhet ndërmjet Gostivarit dhe Strugës. Në të njëjtën kohë, më 16 shkurt, duke filluar prej orës 14:00 do të luhet edhe derbi tjetër shqiptar, Voska – Besa.
Kjo javë përfshin edhe ndeshjen ndërmjet Shkupit dhe Rabotniçkit, si dhe ndeshja ndërmjet Vardarit dhe Shkëndijës. Sileks – Tikvesh dhe Pelister – Akademia Pandev, gjithashtu do të jenë ndeshjet e kësaj jave.
Më 26 shkurt, duke filluar prej orës 14:00 do të luhen ndeshjet çerekfinale në Kupën e Maqedonisë: Struga Trim&Lum – Gostivari; Detonit – Shkëndija; Akademia Brera – Arsimi dhe Vardar – Sileks.
“Sistemi VAR në ligën e futbollit të Maqedonisë duhet të fillojë zbatimin prej fillimit të sezonit të ardhshëm, 2025/2026”, paralajmëruan nga FFM-ja, duke sqaruar se sistemi VAR do të jetë në Ligën e Parë, Kupën e Maqedonisë, Kupën e Maqedonisë për femra dhe ndeshjet barazh për Ligën e Parë.
Në çerekfinalen e Kupës do të jenë katër ekipet shqiptare, Shkëndija, Struga Trim&Lum, Gostivari, Arsimi, ashtu që kjo e fundit për herë të parë do të jetë në çerekfinalen e Kupës së Maqedonisë së Veriut.
Për herë të parë në këtë sezone, gjysma e ekipeve në Ligën e Parë janë ekipe shqiptare, gjashtë nga dymbëdhjetë ekipet: Struga, Shkupi, Shkëndija, Gostivari, Voska dhe Besa e cila tani është inkuadruar.
Kampioni i Ligës së Parë në sezonin 2023/24 në Maqedoninë e Veriut u shpall Struga Trim&Lum, pasi në javët e fundit u zhvillua një garë e ngushtë së bashku me Shkëndijën dhe Shkupin. Në garën për fitues në Kupën e Maqedonisë në vitin 2024, Tikveshi ka fituar kundër ekipit të Voska Sportit.