Taksisti e sulmoi 22 vjeçaren me veturë, pasi kjo nuk pranoi të paguajë 700 denarë nga Qendra në Çair

Policia e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se 22 vjeçarja nga Shkupi ka raportuar një taksist në stacionin policor, pasi ai kishte sulmuar me veturë qytetaren, transmeton Portalb.mk. Qytetarja kishte raportuar se rreth orës 05:15 kishte hyrë në veturën e taksistit pa firmë, i cili nga Qendra deri në Çair e kishte vozitur. Për këtë […]

shkurt 2, 2025 - 21:00
 0  3
Taksisti e sulmoi 22 vjeçaren me veturë, pasi kjo nuk pranoi të paguajë 700 denarë nga Qendra në Çair
Policia e Maqedonisë së Veriut. Foto: MPB

Policia e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se 22 vjeçarja nga Shkupi ka raportuar një taksist në stacionin policor, pasi ai kishte sulmuar me veturë qytetaren, transmeton Portalb.mk.

Qytetarja kishte raportuar se rreth orës 05:15 kishte hyrë në veturën e taksistit pa firmë, i cili nga Qendra deri në Çair e kishte vozitur. Për këtë shërbim, taksisti kishte kërkuar 700 denar nga 22 vjeçarja E.T.

Ajo kishte refuzuar të paguan këtë çmim për këto kilometra, për çka kishte dal nga vetura, ndërsa taksisti kishte nisur veturën dhe e kishte rrëzuar qytetaren. Ai ishte kthyer përsëri me veturë mbrapa dhe e kishte goditur 22 vjeçaren.

Policia raportoi se viktima kishte kërkuar ndihmë në Qendrën Klinike “Nëna Terezë”.