Koncepti i ri për klasat e shtata në Maqedoninë e Veriut, deri në fund të marsit mund të propozohen librat

Ministria për Arsim dhe Shkencë deri më 31 mars do të pranojë propozime për librat e disa lëndëve për klasat e shtata, duke llogaritur që këto libra janë pjesë e Konceptit të ri për arsimin fillor, transmeton Portalb.mk. Konkursi i publikuar nga Ministria përfshin tekstet shkollore për biologjinë, kiminë, fizikën, gjeografinë, edukatën qytetare, gjuhën shqipe […]

shkurt 2, 2025 - 21:00
 0  3
Koncepti i ri për klasat e shtata në Maqedoninë e Veriut, deri në fund të marsit mund të propozohen librat
Shkolla fillore "Kirili dhe Metodi" në Tetovë. Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Ministria për Arsim dhe Shkencë deri më 31 mars do të pranojë propozime për librat e disa lëndëve për klasat e shtata, duke llogaritur që këto libra janë pjesë e Konceptit të ri për arsimin fillor, transmeton Portalb.mk.

Konkursi i publikuar nga Ministria përfshin tekstet shkollore për biologjinë, kiminë, fizikën, gjeografinë, edukatën qytetare, gjuhën shqipe për bashkësitë, gjuha dhe kultura turke, libra për klasën e shtatë. Në këtë Konkurs kërkohen materiale edhe për tekstet shkollore në lëndën e e gjuhës dhe kulturës turke për klasën e gjashtë, tetë dhe nëntë.

“Të drejtën e pjesëmarrjes në konkursin e teksteve shkollore e kanë botuesit e teksteve shkollore në Republikën e Maqedonisë së Veriut të cilët dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm të përcaktuar në nenin 13 të Ligjit për Tekstet Shkollore në Arsimin Fillor dhe të Mesëm”, sqaroi Ministria, duke theksuar që konkursi është publik, i hapur dhe anonim.

I njëjti botues nuk do të mund të dorëzojë më shumë se një propozim, ndërsa në Konkurs theksohen edhe personat që nuk kanë të drejtë për aplikim.

“Botuesit dorëzojnë dorëshkrime për tekstet shkollore në gjuhën maqedonase dhe shkrimin e saj cirilik dhe dorëshkrime për tekstet shkollore për lëndët Gjuha shqipe (gjuhë e bashkësisë) (lënda me zgjedhje) dhe Gjuha dhe kultura e turqve (lënda me zgjedhje) dorëzohen në gjuhën dhe shkrimin në të cilin zhvillohet mësimi”, sqaroi Ministria.

Ndërkohë, Ministria ka shpallur edhe konkursin për 23 tekste shkollore për gjuhën angleze, gjermane, frënge, italiane dhe ruse për arsimin fillor.