KFOR zhvillon trajnime kundër zjarreve në Kampin Bondsteel
Departamenti i Zjarrfikësve në Kampin Bondsteel, në mbështetje të misionit të Komandës Rajonale Lindore të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, ka zhvilluar aktivitete të shumta me rastin e Javës së Parandalimit të Zjarreve. Gjatë kësaj jave, zjarrfikësit organizuan një sërë ngjarjesh edukative për të ngritur ndërgjegjësimin mbi sigurinë nga zjarri. Aktivitetet përfshinë demonstrime praktike mbi


Departamenti i Zjarrfikësve në Kampin Bondsteel, në mbështetje të misionit të Komandës Rajonale Lindore të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, ka zhvilluar aktivitete të shumta me rastin e Javës së Parandalimit të Zjarreve.
Gjatë kësaj jave, zjarrfikësit organizuan një sërë ngjarjesh edukative për të ngritur ndërgjegjësimin mbi sigurinë nga zjarri. Aktivitetet përfshinë demonstrime praktike mbi përdorimin e duhur të fikseve të zjarrit, këshilla për masa parandaluese dhe sesione interaktive për personelin, me qëllim që të rritet njohuria dhe aftësia për t’u përballur me situata emergjente.
Nga KFOR theksohet se këto iniciativa janë pjesë e angazhimit të vazhdueshëm për të mbrojtur dhe edukuar pjesëtarët e shërbimit dhe personelin civil në bazë, duke kontribuar kështu në sigurinë dhe gatishmërinë e përgjithshme të misionit.
Në njoftim rikujtohet se KFOR vazhdon të zbatojë mandatin e tij, i cili bazohet në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së (1999), për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë, si dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.
KFOR bashkëpunon ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX), në rolin e tyre si përgjegjës për reagimin ndaj çështjeve të sigurisë.
