Khamenei-Trump: Irani s’dorëzohet kurrë! Pasoja të rënda për SHBA nëse ndërhyn

Irani nuk do të dorëzohet përballë kërkesave të Shteteve të Bashkuara dhe nuk do të pranojë një paqe të imponuar. Kështu ka deklaruar udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei. Duke ju referuar deklaratës së presidentit amerikan Donald Trump, i cili kërkoi një tërheqje të pakushtëzuar të Iranit nga konflikti tashmë në ditën e gjashtë […]

qershor 18, 2025 - 15:30
 0  5
Khamenei-Trump: Irani s’dorëzohet kurrë! Pasoja të rënda për SHBA nëse ndërhyn

Irani nuk do të dorëzohet përballë kërkesave të Shteteve të Bashkuara dhe nuk do të pranojë një paqe të imponuar. Kështu ka deklaruar udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei.

Duke ju referuar deklaratës së presidentit amerikan Donald Trump, i cili kërkoi një tërheqje të pakushtëzuar të Iranit nga konflikti tashmë në ditën e gjashtë të tij, në një mesazh të transmetuar në televizionin shtetëror iranian të mërkurën, Khamenei theksoi se “ky komb nuk do të dorëzohet përballë askujt”.

“Irani do të qëndrojë i vendosur ndaj një lufte të imponuar, ashtu siç do të qëndrojë ndaj një paqeje të imponuar,” u shpreh Khamenei.

Gjatë këtij mesazhi, ai shtoi se kushdo që e njeh Iranin dhe historinë e tij, “nuk do të guxonte të fliste me këtë komb me gjuhën e kërcënimeve”.

Gjithashtu, lideri suprem i Iranit paralajmëroi gjithashtu se çdo ndërhyrje ushtarake nga ana e SHBA-së do të sillte “dëme të parikuperueshme”, duke e cilësuar fushatën ushtarake të Izraelit si një “gabim të madh”.

“Do të ndëshkohen për këtë,” përfundoi ai, duke theksuar se vendi i tij është i përgatitur për çdo skenar në vijim.