Kica-Xhelili: Disa opinionistëve po u pengon qëndrimi i LDK-së që mos të hyjmë në koalicion me LVV-në e as me PDK-në

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Doarsa Kica-Xhelili, ka komentuar zhvillimet e fundit brenda partisë, duke deklaruar se qëndrimi i saj kundër koalicioneve me Lëvizjen Vetëvendosje (VV) dhe Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) po has në kundërshtime. Ajo në Tv Dukagjini ka kritikuar gjuhën e përdorur ndaj saj nga figura të ndryshme politike, duke

Mars 21, 2025 - 02:00
 0  5
Kica-Xhelili: Disa opinionistëve po u pengon qëndrimi i LDK-së që mos të hyjmë në koalicion me LVV-në e as me PDK-në
kica-xhelili:-disa-opinionisteve-po-u-pengon-qendrimi-i-ldk-se-qe-mos-te-hyjme-ne-koalicion-me-lvv-ne-e-as-me-pdk-ne

kica-xhelili:-disa-opinionisteve-po-u-pengon-qendrimi-i-ldk-se-qe-mos-te-hyjme-ne-koalicion-me-lvv-ne-e-as-me-pdk-ne

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Doarsa Kica-Xhelili, ka komentuar zhvillimet e fundit brenda partisë, duke deklaruar se qëndrimi i saj kundër koalicioneve me Lëvizjen Vetëvendosje (VV) dhe Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) po has në kundërshtime.

Ajo në Tv Dukagjini ka kritikuar gjuhën e përdorur ndaj saj nga figura të ndryshme politike, duke përfshirë ish-ministrin Agim Veliu, duke thënë se sulmet ndaj saj kanë filluar që nga momenti kur ajo iu bashkua LDK-së nga lista e Vjosa Osmanit në vitin 2022.

“Është për keqardhje që gjuha që po përdor z. Veliu është ajo që është ushqyer ndaj meje që nga gushti dhe shtatori i vitit 2022, kur për bindjet e mia të djathta politike u bashkova me LDK-në,” ka deklaruar Kica-Xhelili.
Ajo ka theksuar se nuk i detyrohet askujt, përveç elektoratit të LDK-së.

“Janë disa opinionistë në televizione të tjera, të cilët gjithmonë flasin në emrin tim, pa më njohur fare, pa ditur madje fare as çfarë bagazhi politik e profesional kam, sepse shoh nga mënyra se si flasin, sepse u mungon plotësisht informacioni që më duket se po i pengon qëndrimi im që mos të hyjmë në koalicion as me Lëvizjen Vetëvendosje e as me Partinë Demokratike të Kosovës”.

“Sulmet ndaj meje nuk ndodhin për shkak të ndonjë vendimi të vitit 2022, por për qëndrimet e mia politike. Por unë përgjigjem vetëm para elektoratit të LDK-së. Kushdo që dëshiron që unë t’i përulem, le ta votojë LDK-në në zgjedhjet e ardhshme”, ka thënë ajo.

Kica-Xhelili ka përmendur se LDK-ja nuk do të ndryshojë qëndrimet e saj paraelektorale dhe nuk do të bëjë kalkulime politike për interesa afatshkurtra.

“Ne jemi Lidhja Demokratike e Kosovës. Qëndrojmë për qëndrimet tona dhe i qëndrojmë besnik atyre. Më vjen keq që dikush brenda LDK-së bie pre e propagandës dhe madje e thotë publikisht,” ka deklaruar ndër të tjera ajo.

https://youtu.be/epZzq3jF3ek