Basha vijon replikat me kryeministrin Rama: 7×7 = 313

As mbrëmjen e sotme nuk janë ndalur replikat mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha. Nga Lapraka ku ndodhet së bashku me disa mbështetës, Basha ka postuar një video në rrjetet sociale, ku ka vijuar me ironitë dhe batutat për kryeministrin. Duke iu referuar gafës së tij të disa viteve më […]

Mars 21, 2025 - 02:00
 0  4
Basha vijon replikat me kryeministrin Rama: 7×7 = 313

As mbrëmjen e sotme nuk janë ndalur replikat mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha.

Nga Lapraka ku ndodhet së bashku me disa mbështetës, Basha ka postuar një video në rrjetet sociale, ku ka vijuar me ironitë dhe batutat për kryeministrin.

Duke iu referuar gafës së tij të disa viteve më parë, kur tha se 7×7 bëjnë 42, këtë herë e përdori për të ironizuar kryesocialistin në lidhje me zyrtarët socialistë që ndodhen në qeli.

“O Rame një ditë me vonesë përgjigjen Rame, me montazhe. Ca bë kshu mo Ramë je hutu komplet! Edhe për cigaret unë të thashë t’ia çosh njënit ti më thu; e kam lënë duhanin. Ishallah s’ke fillu ndonjë gjë më të rëndë o Rame! E di vetë ti 7×7 =313”, shprehet Bashas në dialekt.

Prej disa ditësh Rama dhe Basha kanë nisur replikat dhe batutat në rrjetet sociale.