Kim Kardashian feston 30-vjetorin e Kendall Jenner-it me një ditë luksoze në ishull

Kim Kardashian publikoi disa fotografi mahnitëse nga festa e 30-vjetorit të motrës së saj, Kendall Jenner, e festuar në një destinacion tropikal luksoz. Në postimin e saj në Instagram, ylli 45-vjeçare i reality show-t uroi motrën me fjalë të ndjera, duke i dëshiruar dashuri dhe gëzim në këtë dekadë të re të jetës. Në fotografitë […]

Nëntor 4, 2025 - 17:00
 0
Kim Kardashian feston 30-vjetorin e Kendall Jenner-it me një ditë luksoze në ishull

Kim Kardashian publikoi disa fotografi mahnitëse nga festa e 30-vjetorit të motrës së saj, Kendall Jenner, e festuar në një destinacion tropikal luksoz.

Në postimin e saj në Instagram, ylli 45-vjeçare i reality show-t uroi motrën me fjalë të ndjera, duke i dëshiruar dashuri dhe gëzim në këtë dekadë të re të jetës.

Në fotografitë e publikuara, Kendall shfaqej me një bluzë të shkurtër që mezi mbulonte gjoksin dhe një fund të gjatë me motive në ngjyra kafe e të zeza, ndërsa Kim kishte zgjedhur një fustan kafe me supe të zbuluara dhe fijet e grisura që theksonin format e saj, shkruan DaliyMail.

Festa luksoze, që duket se u mbajt në të njëjtin ishull privat ku Kim festoi 40-vjetorin, mblodhi gjithë familjen Kardashian-Jenner.

Kylie zgjodhi një fustan të zi klasik me dekolte të thellë, Khloe një fustan rozë të zbehtë pa mëngë, ndërsa nëna e tyre, Kris Jenner, shkëlqeu me një fustan transparent bezhë me detaje të zeza.

Në fotografi mungonte vetëm Kourtney Kardashian, e cila e uroi Kendall-in përmes rrjeteve sociale.

Kim tregoi se festa ishte plot humor dhe energji, duke postuar një imazh ku shfaqej duke mbajtur në gojë disa mini-shishe tekile nga marka e motrës së saj, 818.

Postimi erdhi në të njëjtën ditë kur Kim debutoi në serinë e re ligjore të Ryan Murphy në Hulu, All’s Fair, duke e bërë ditën e saj edhe më të bujshme. /Telegrafi/