Kim Kardashian pohon se nuk u pagua nga Elon Musk për të promovuar robotin e Tesla-s
Kim Kardashian u bë temë diskutimi në mediet e shtypit rozë pas fotosesionit me robotin 30 mijë dollarësh të Tesla-s, kompania që menaxhohet nga Elon Musk. Tani, një përfaqësues i yllit ka treguar nëse ajo është paguar apo jo nga Elon Musk, për të pozuar për foto me robotin, shkruan DailyMail. Një përfaqësues i […]
Kim Kardashian u bë temë diskutimi në mediet e shtypit rozë pas fotosesionit me robotin 30 mijë dollarësh të Tesla-s, kompania që menaxhohet nga Elon Musk.
Tani, një përfaqësues i yllit ka treguar nëse ajo është paguar apo jo nga Elon Musk, për të pozuar për foto me robotin, shkruan DailyMail.
Një përfaqësues i miliarderes deklaroi për New York Times që 44-vjeçarja nuk është kompensuar financiarisht për fotot.
Mediumi vuri në dukje se ajo ishte gjobitur më parë me 1.26 milion dollarë nga agjencia amerikane SEC kur nuk bëri të ditur se u pagua 250 mijë dollarë për të promovuar kriptovalutat në Instagram.
Spekulimet e fundit u nisën kur fotosesioni i fundit i biznesmenes nxiti akuza që Kim suporton presidentin e sapozgjedhur Donald Trump, pasi ky i fundit ka një shoqëri të ngushtë me Muskun.