Kishin organizuar kundërligjshëm lojëra të fatit, Prokuroria kërkoi hetim dhe sekuestrim të banesave dhe veturave
Prokuroria Themelore Publike ka ngritur aktakuzë kundër personave që kanë organizuar lojëra fati kundërligjshëm në Maqedoninë e Veriut, transmeton Portalb.mk. “Pas kryerjes së procedurës hetimore, deri te Gjykata Themelore Penale në Shkup është ngritur aktakuzë kundër dy personave të cilët në katër vitet e fundit kundërligjshëm kanë organizuar lojëra të fatit”, sqaroi Prokuroria Themelore Publike. […]
Prokuroria Themelore Publike ka ngritur aktakuzë kundër personave që kanë organizuar lojëra fati kundërligjshëm në Maqedoninë e Veriut, transmeton Portalb.mk.
“Pas kryerjes së procedurës hetimore, deri te Gjykata Themelore Penale në Shkup është ngritur aktakuzë kundër dy personave të cilët në katër vitet e fundit kundërligjshëm kanë organizuar lojëra të fatit”, sqaroi Prokuroria Themelore Publike.
Kjo aktakuzë vjen pas kryerjes së procedurës hetimore, duke u konstatuar nga Prokuroria se nga këto para janë blere pasuri e luajtshëm të e paluajtshme. Në lidhje me këtë procedurë hetimore, dy persona tjerë e kishin pranuar fajin.
“Prokuroria kërkoi që gjykata t’i shpallë fajtorë të pandehurit për krimet për të cilat ngarkohen dhe propozoi që të konfiskohen pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme të fituara me vepër penale”, raportoi Prokuroria, duke theksuar si pasuri disa banesa, garazhe, vetura, motoçikleta, telefona, para, ari dhe pajisje elektronike.