Kishte keqpërdorur detyrën zyrtare, Policia e RMV-së ngriti kallëzim penal ndaj ndihmësit të ministrit
Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngrit kallëzim penal ndaj një të dyshuarit për keqpërdorim të detyrës zyrtare në periudhën kur ishte ndihmës i ministrit të policisë, transmeton Portalb.mk. “Kallëzim penal kundër L.R. për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit se i denoncuari ka kryer veprën penale “keqpërdorim i detyrës dhe autorizimit zyrtar” paraparë […]

Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngrit kallëzim penal ndaj një të dyshuarit për keqpërdorim të detyrës zyrtare në periudhën kur ishte ndihmës i ministrit të policisë, transmeton Portalb.mk.
“Kallëzim penal kundër L.R. për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit se i denoncuari ka kryer veprën penale “keqpërdorim i detyrës dhe autorizimit zyrtar” paraparë në nenin 353, paragrafi 1 i Kodit Penal”, raporton Policia e Maqedonisë së Veriut.
Ai dyshohet se e ka dëmtuar për 116 748 denarë buxhetin e Ministrisë për Punë të Brendshme, në periudhën sa ishte ndihmës i ministrit të punëve të brendshme, gjegjësisht udhëheqësi i Departamentit për Procedura Disiplinore dhe Gjyqësore.
“Për muajt qershor, korrik, gusht, shtator, nëntor dhe dhjetor të vitit 2023, në bazë të listave për evidentimin e orëve jashtë orarit të punës dhe listës së punëtorëve nga Departamenti për Procedura Disiplinore dhe Gjyqësore të cilët i plotësojnë kushtet për pagesën e rrogës shtesë për vitin 2023, të cilën ai personalisht e ka miratuar, ndërsa në të cilën ka figuruar me numër rendor, në mungesë të urdhrave me shkrim për orët e realizuara të punës me të cilat ka qenë i ngarkuar të kryejë punë dhe detyra më tepër nga orari i plotë i punës, ka përfituar mjete parash në emër të punës më të gjatë nga orari i plotë i punës”, sqaroi Policia.
