Kishte rrëfyer dhunën nga bashkëshorti, Drenusha që hyri mbrëmë në BBVK tregon se ku i la fëmijët
Plot 20 persona kanë hyrë në shtëpinë më të famshme në Kosovë, për një aventurë 100 ditore. Pjesë u bë edhe ish-Miss Kosova dhe këngëtarja e njohur, Drenusha Latifi, është futur e fundit në edicionin e tretë të Big Brother VIP Kosova. Ajo ka thënë se pengu i saj i vetëm me hyrjen në shtëpinë […]
Plot 20 persona kanë hyrë në shtëpinë më të famshme në Kosovë, për një aventurë 100 ditore.
Pjesë u bë edhe ish-Miss Kosova dhe këngëtarja e njohur, Drenusha Latifi, është futur e fundit në edicionin e tretë të Big Brother VIP Kosova.
Ajo ka thënë se pengu i saj i vetëm me hyrjen në shtëpinë më të famshme në vend, Big Brother VIP Kosova 3, janë dy fëmijët e saj që i ka lënë jashtë.
Latifi tha se ende nuk e ka marrë kujdestarinë e tyre teksa shtoi se uron që nëpëmjet këtij spektakli të gjej mirëkuptim me ish-partnerin e saj.
Por, cila është historia me ish bashkëshortin e saj?
Drenusha Latifi, ish-miss Kosova, kishte ndarë si prova materiale fotografitë e lëndimeve që ka marrë, ku dyshohet për ushtrim dhune nga bashkëshorti i saj.
Rasti ishte denoncuar publikisht në mars të këtij viti.
Siç pretendonte ajo, bashkëshorti i saj kishte ushtruar dhunë fizike përgjatë pushimeve verore në Sarandë, një ditë përpara se vajza e tyre të kishte ditëlindjen, shkruan Insajderi.
Sipas saj, gjendja e dhunshme e ish-burrit të saj mund të ishte stimuluar edhe nga substancat narkotike dhe përdorimi i alkoolit.
Latifi së bashku me avokaten, Saranda Keqekolla, përmes një letre i ishin drejtuar ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, për rastin e dhunës në familje.
Ajo është ankuar për neglizhencë të rastit nga policia.
Ndryshe ish-bashkëshorit i ish-missit Drenusha Latifi, Atila Kardes, ishte shoqëruar në Polici pasi ka shkelur një nga nenet e vendimit që Gjykata Themelore e Prishtinës ka marrë kundrejt tij, që të mos i afrohet ish-gruas së tij dhe të mos komunikojë në asnjë mënyrë me të.