Kjo është kosovarja që vdiq tragjikisht mbrëmë në Tetovë

Daorsa Spahiu është vajza 25-vjeçare nga Gjakova që ka vdekur mbrëmë në Tetovë të Maqedonisë së Veriut. Ajo ishte studente e nivelit master, ndërsa rrethanat e vdekjes së saj mbeten The post Kjo është kosovarja që vdiq tragjikisht mbrëmë në Tetovë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Nëntor 6, 2025 - 13:00
 0
Kjo është kosovarja që vdiq tragjikisht mbrëmë në Tetovë

Daorsa Spahiu është vajza 25-vjeçare nga Gjakova që ka vdekur mbrëmë në Tetovë të Maqedonisë së Veriut. Ajo ishte studente e nivelit master, ndërsa rrethanat e vdekjes së saj mbeten ende të paqarta.

Në lidhje me këtë rast, Prokuroria Themelore në Tetovë ka njoftuar se janë intensifikuar hetimet dhe do të ndërmerren të gjitha masat deri në zbardhjen e plotë të rastit.

“Prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore Publike në Tetovë dje ka kryer ekspertizë në vendin ku është gjetur trupi i pajetë i një gruaje të re, si edhe në banesën me qira ku ajo kishte qëndruar. Po ndërmerren të gjitha veprimet për të hetuar shkaqet e vdekjes me kontrolle dhe ekspertiza të detajuara në vendngjarje, ndonëse të dhënat fillestare dhe gjurmët në terren nuk tregojnë se bëhet fjalë për vdekje si pasojë e një vepre penale. Megjithatë, është urdhëruar obduksioni, do të merren në pyetje disa persona, ndërsa prokuroria dhe të gjitha organet hetimore po veprojnë intensivisht për të sqaruar shkaqet”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë. Gazeta Flaka

The post Kjo është kosovarja që vdiq tragjikisht mbrëmë në Tetovë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .