Klinaku: Gjykata Speciale ka shkelur të drejtat themelore të njeriut
Ish-ushtruesi i detyrës së OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, ka deklaruar për “Front Online” se krerët e UÇK-së dhe pjesëtarët e paraburgosur në Hagë, kanë përjetuar padrejtësi të vazhdueshme. Ai tha se Gjykata Speciale ka shkelur të drejtat themelore të njeriut, duke refuzuar lejet për vizita. Klinaku shtoi se as Qeveria dhe as Kuvendi, nuk kanë ndërmarrë


Ish-ushtruesi i detyrës së OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, ka deklaruar për “Front Online” se krerët e UÇK-së dhe pjesëtarët e paraburgosur në Hagë, kanë përjetuar padrejtësi të vazhdueshme.
Ai tha se Gjykata Speciale ka shkelur të drejtat themelore të njeriut, duke refuzuar lejet për vizita.
Klinaku shtoi se as Qeveria dhe as Kuvendi, nuk kanë ndërmarrë asnjë hap për të mbrojtur të drejtat e të paraburgosurve.
“Vazhdimisht u është bërë padrejtësi edhe krerëve të UCK-së dhe gjithë pjesëtarëve që janë në paraburgim në Hagë se Gjykata i ka shkelë të drejtat themelore të njeriut që për familje të ngushtë është dashur të lirohen për vizita secili që e ka rastin. As qeveria as Kuvendi si themelues i kësaj Gjykate nuk bënë asgjë në drejtim të shkeljes së drejtave themelore të njeriut”, shprehet Klinaku për “Front Online”.
Vendimi thotë se mbrojtja ka parashtruar se babai i Thaçit është shtruar në spital në shkurt të 2025-ës.
“Ndërkohë që babai i tij është shpërndarë nga spitali, ai është pranuar për shërbim mjekësor [REDAKTUAR] dhe është vërejtur [REDAKTUAR] gjatë shtrimit në spital. Mbrojtja thekson se babai i Z. Thaçi ka pasur [REDAKTUAR], që është [REDAKTUAR] për shkak të moshës dhe gjendjes së tij shëndetësore të përgjithshme. Gjithashtu, mjeku i tij trajtues ka vlerësuar se [REDAKTUAR]. Z. Thaçi është i shqetësuar se gjendja e babait të tij mund të [REDAKTUAR]”, thuhet në vendim.
Sipas vendimit që njofton Betimi për Drejtësi, mbrojtja ka propozuar edhe vendin e vizitës e po ashtu se kush mund të jetë shoqërues, informata këto të cilat janë të redaktuara.
“Mbrojtja kërkon që vizita të bëhet në [REDAKTUAR] dhe të jetë e shoqëruar nga [REDAKTUAR]”, thuhet tutje në vendim.