PZAP anuloi vendimin për moscertifikimin e Srpska’s, Kryeziu: Ja pse e kritikuam vendimin Politik të KQZ-së

Ismet Kryeziu nga KDI-ja, ka reaguar pasi që sot Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, e rrëzoi vendimin për moscertifikimin e Listës Serbe, duke thënë se ‘‘Ky vendim nënvizon rëndësinë e respektimit të rregullave dhe procedurave ligjore në proceset zgjedhore’’. Postimi i plotë: Ja, pse e kritikuam vendimin Politik të KQZ-së? Sot, PZAP ka anuluar

dhjetor 25, 2024 - 19:00
 0  6
PZAP anuloi vendimin për moscertifikimin e Srpska’s, Kryeziu: Ja pse e kritikuam vendimin Politik të KQZ-së
pzap-anuloi-vendimin-per-moscertifikimin-e-srpska’s,-kryeziu:-ja-pse-e-kritikuam-vendimin-politik-te-kqz-se

pzap-anuloi-vendimin-per-moscertifikimin-e-srpska’s,-kryeziu:-ja-pse-e-kritikuam-vendimin-politik-te-kqz-se

Ismet Kryeziu nga KDI-ja, ka reaguar pasi që sot Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, e rrëzoi vendimin për moscertifikimin e Listës Serbe, duke thënë se ‘‘Ky vendim nënvizon rëndësinë e respektimit të rregullave dhe procedurave ligjore në proceset zgjedhore’’.

Postimi i plotë:

Ja, pse e kritikuam vendimin Politik të KQZ-së?

Sot, PZAP ka anuluar njoftimin e KQZ-së të datës 23.12.2024 dhe ka urdhëruar certifikimin e Listës Serbe dhe kandidatëve të saj. Ky vendim nënvizon rëndësinë e respektimit të rregullave dhe procedurave ligjore në proceset zgjedhore.

KQZ-ja, si një institucion i pavarur, ka për detyrë të administrojë zgjedhjet në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën, duke shmangur çdo ndërhyrje apo ndikim politik. Vetëm në këtë mënyrë mund të garantohet neutraliteti institucional, ruajtja e integritetit zgjedhor, shmangia e ndikimeve në zgjedhje dhe ruajtja e stabilitetit demokratik.

Çdo devijim nga këto parime do të dëmtojë besimin e qytetarëve në procesin zgjedhor dhe demokracinë në vend.