Komandanti i FSK-së pret në takim presidenten Osmani

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, priti sot në vizitë Presidenten e Republikës së Kosovës,Vjosa Osmani-Sadriu. Gjatë vizitës u mbajt një brifing informues i njësisë së Operacioneve Speciale të FSK-së, ku u prezantuan qëllimi dhe objektivat e njësisë. Gjatë këtij prezantimi gjithashtu u diskutua mbi avancimet dhe kapacitetet profesionale të kësaj

Nëntor 3, 2025 - 18:30
 0
Komandanti i FSK-së pret në takim presidenten Osmani
Komandanti i FSK-së pret në takim presidenten Osmani

Komandanti i FSK-së pret në takim presidenten Osmani

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, priti sot në vizitë Presidenten e Republikës së Kosovës,Vjosa Osmani-Sadriu.
Gjatë vizitës u mbajt një brifing informues i njësisë së Operacioneve Speciale të FSK-së, ku u prezantuan qëllimi dhe objektivat e njësisë.

Gjatë këtij prezantimi gjithashtu u diskutua mbi avancimet dhe kapacitetet profesionale të kësaj njësie elite të FSK-së.

Presidentja Osmani dhe Gjeneral Jashari ndoqën nga afër demonstrimin e një skenari të improvizuar, gjatë të cilit pjesëtarët e Operacioneve Speciale shfaqën nivel të lartë profesionalizmi, përgatitjeje dhe koordinimi.

Presidentja Osmani dhe Komandanti i FSK-së u shprehën të kënaqur me të arriturat e përgjithshme të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe në veçanti me progresin e njësisë të Operacioneve Speciale.

Në përmbyllje të vizitës, Presidentja Osmani drekoi së bashku me pjesëtaret të gjinisë femërore të FSK-së, duke vlerësuar lart kontributin e tyre në zhvillimin dhe forcimin e kapaciteteve të Forcës, si dhe në promovimin e barazisë gjinore në shërbim të vendit.