Komuna: Avancon projekti për bulevardin “Mit’hat Frashëri” në Çair

Sot në terren u përcaktuan pikat e zgjerimit të bulevardit “Mit’hat Frashëri”, duke hapur rrugë për nisjen e procedurave dhe fillimin e punimeve. Gjatë ditës, përfaqësues të Komunës së Çairit, The post Komuna: Avancon projekti për bulevardin “Mit’hat Frashëri” në Çair appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Mars 31, 2026 - 17:30
Komuna: Avancon projekti për bulevardin “Mit’hat Frashëri” në Çair

Sot në terren u përcaktuan pikat e zgjerimit të bulevardit “Mit’hat Frashëri”, duke hapur rrugë për nisjen e procedurave dhe fillimin e punimeve.

Gjatë ditës, përfaqësues të Komunës së Çairit, së bashku me komisionin e Qytetit të Shkupit, dolën në terren për përcaktimin e këtyre pikave. Ky proces është pjesë e procedurave për rregullimin e çështjeve pronësore dhe nisjen e eksproprimit, si parakusht për fillimin e punimeve.

Projekti përfshin segmentin nga kryqëzimi me rrugën “Xhon Kenedi” deri te kryqëzimi me bulevardin “Bosna dhe Hercegovina”, në gjatësi prej rreth 1.4 kilometrash, dhe parasheh zgjidhje moderne të komunikacionit me katër korsi qarkullimi (nga dy në secilin drejtim), brez të gjelbër qendror, shtigje për biçikleta në të dy drejtimet, trotuare për këmbësorë, si dhe gjelbërim mbrojtës dhe hapësira për ndalesa autobusi.

Pas përfundimit të procedurave administrative, pritet që shumë shpejt të fillojnë edhe punimet në terren, duke i hapur rrugë realizimit të projektit.

The post Komuna: Avancon projekti për bulevardin “Mit’hat Frashëri” në Çair appeared first on Flaka, në çdo lajm... .