Komuna e Gostivarit hap aplikimet online për mbështetjen financiare prej 6000 den për fëmijët e posa lindur

Komuna e Gostivarit njofton se ka paraparë ndarjen e 6.000 denarëve për çdo fëmijë të posa lindur në Gostivar. “Aplikimi bëhet në ueb-faqen e Komunës së Gostivarit, www.gostivari.gov.mk ku kërkohet certifikata e lindjes së foshnjës, letërnjoftimi i babës dhe nënës, transaksioni bankar i njëri nga prindërit dhe numri i kontaktit. Kjo masë erdhi me propozim […]

Jan 3, 2025 - 16:00
 0  5
Komuna e Gostivarit hap aplikimet online për mbështetjen financiare prej 6000 den për fëmijët e posa lindur

Komuna e Gostivarit njofton se ka paraparë ndarjen e 6.000 denarëve për çdo fëmijë të posa lindur në Gostivar.

“Aplikimi bëhet në ueb-faqen e Komunës së Gostivarit, www.gostivari.gov.mk ku kërkohet certifikata e lindjes së foshnjës, letërnjoftimi i babës dhe nënës, transaksioni bankar i njëri nga prindërit dhe numri i kontaktit.

Kjo masë erdhi me propozim të kryetarit të Komunës së Gostivarit, ndërsa u votua në seancën e fundit të Këshillit të Komunës së Gostivarit.

Kjo mbështetje financiare për familjet e porsalindura mund të lehtësojë disi shpenzimet fillestare dhe tregon përkushtimin e komunës ndaj politikës sociale dhe familjeve”, thuhet në njoftimin e Komunës së Gostivarit.