Prizma: Shteti i ka paguar 50 mijë euro ish-truprojës së Mijallkovit, Alen Zekirov, për 27 prillin

Alen Zekirov, ish-truproja e ish-drejtorit të policisë sekrete, Sasho Mijalkov, ka fituar rastin gjyqësor kundër MPB-së për shkarkimin e tij, shkruan Prizma. Gjykata Civile vendosi, ndërsa Apel konfirmoi se shkarkimi që ai mori në vitin 2018 ishte i paligjshëm, transmeton Portalb.mk. Sipas aktgjykimit, Zekirovit në vitin 2018 i është anuluar kontrata e punës me nënshkrimin […]

Nëntor 27, 2024 - 19:00
 0  4
Prizma: Shteti i ka paguar 50 mijë euro ish-truprojës së Mijallkovit, Alen Zekirov, për 27 prillin
Ish shefi i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK), Sasho Mijallkov, foto Portalb.mk

Alen Zekirov, ish-truproja e ish-drejtorit të policisë sekrete, Sasho Mijalkov, ka fituar rastin gjyqësor kundër MPB-së për shkarkimin e tij, shkruan Prizma. Gjykata Civile vendosi, ndërsa Apel konfirmoi se shkarkimi që ai mori në vitin 2018 ishte i paligjshëm, transmeton Portalb.mk.

Sipas aktgjykimit, Zekirovit në vitin 2018 i është anuluar kontrata e punës me nënshkrimin e ish-ministrit Oliver Spasovski. Arsyeja e përjashtimit të tij nga Ministria e Brendshme është se ka kryer një shkelje më të rëndë disiplinore duke marrë pjesë në ngjarjet parlamentare të 27 prillit 2017.

Zekirov ishte këmbëngulës për të provuar se shkarkimi i tij ishte i paligjshëm. Fillimisht ai u përpoq përmes Komisionit Shtetëror për Vendime në Procedurat Administrative dhe Procedurat e Punës të anulonte shkarkimin dhe çështja u kthye sërish në komisionin disiplinor. Ajo konfirmoi sërish përjashtim.

I pakënaqur me këtë vendim të MPB-së, ai ka ngritur padi kundër vendimit të MPB-së në vitin 2020. Gjykata Civile vendosi se Zekirov kishte të drejtë dhe gjyqtarët e Apelit e konfirmuan vendimin shkurtin e kaluar.

Gjyqtarët kanë vendosur se Zekirov jo vetëm që është shkarkuar në mënyrë të kundërligjshme, por ka të drejtë të kthehet në punë dhe shteti është dashur t’i paguajë 99 mijë denarë për shpenzimet e zhvillimit të procedurës.

Tekstin e plotë mund ta lexoni këtu.

Kujtojmë se nga dhuna e 27 prillit në Kuvend, u lënduan mbi 100 persona në mesin e tyre edhe deputetë dhe gazetarë. Ndër deputetët më së shumti që kanë qenë të lënduar ka qenë Ziadin Sela i Aleancës për Shqiptarët, Zoran Zaev i LSDM-së, Oliver Spasovski dhe deputetë të tjerë të LSDM-së.