Mexhiti shprehu ngushëllimet e tij për tragjedinë në Rashçe
Zëvendëskryeministri dhe ministri Izet Mexhiti u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave në aksidentin e djeshëm në afërsi të fshatit Rashçe të Shkupit, pasi një veturë e markës Audi doli nga rruga për në Saraj dhe përfundoi në ujërat e lumit Vardar. “Nuk mjaftojnë fjalët për të përshkruar dhimbjen që ndjejmë sonte me familjet e […]
Zëvendëskryeministri dhe ministri Izet Mexhiti u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave në aksidentin e djeshëm në afërsi të fshatit Rashçe të Shkupit, pasi një veturë e markës Audi doli nga rruga për në Saraj dhe përfundoi në ujërat e lumit Vardar.
“Nuk mjaftojnë fjalët për të përshkruar dhimbjen që ndjejmë sonte me familjet e viktimave në aksidentin e tmerrshëm që ndodhi në rrugën Rashçe-Saraj. Janë humbur jetë të pafajshme.
Lutemi që kjo dhimbje e thellë të jetë me një fije shprese për shpëtimin e fëmijës së vogël pesëvjeçar.
Ngushëllimet e mia më të thella për familjet që humbën të dashurit e tyre sonte. Zoti u dhëntë forcë për të përballuar këtë dhimbje të madhe! Faleminderit popullatës vendase dhe zyrtarëve që me sakrificën e tyre luftuan për t’i gjetur bashkëqytetarët tanë një minutë më shpejt”, tha Majiti në njoftimin e tij.
Për kujtesë, mbrëmë nga Vardari janë nxjerrë trupat e tre femrave. Një person tjetër është në kërkim, ndërsa në makinë udhëtonte edhe një fëmijë, i cili është gjetur i plagosur jashtë automjetit dhe është dërguar në Qendrën Klinike.