Kontrolle intensive para festave! Objekte hotelierike nën vëzhgim
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka intensifikuar kontrollet inspektuese para festave të Vitit të Ri dhe Krishtlindjeve, duke vënë në fokus restorantet dhe bujtinat në gjithë vendin. Janë realizuar gjithsej 423 kontrolle në objekte hotelierike dhe 228 kontrolle të jashtëzakonshme te operatorët e ushqimit me origjinë shtazore. Inspektorët kanë konstatuar shkelje të shumta, si mungesë […]
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka intensifikuar kontrollet inspektuese para festave të Vitit të Ri dhe Krishtlindjeve, duke vënë në fokus restorantet dhe bujtinat në gjithë vendin. Janë realizuar gjithsej 423 kontrolle në objekte hotelierike dhe 228 kontrolle të jashtëzakonshme te operatorët e ushqimit me origjinë shtazore. Inspektorët kanë konstatuar shkelje të shumta, si mungesë të kontrolleve shëndetësore për punonjësit, kushte të papërshtatshme higjienike, ushqim të pasigurt dhe produkte me afat të skaduar, ruajtje jo të rregullt të ushqimit dhe mungesë dokumentacioni. Për këto parregullsi janë shqiptuar 60 gjoba në vlerë mbi 33 mijë euro dhe janë asgjësuar mbi 624 kilogramë ushqim i pasigurt, kryesisht produkte mishi. Nga AUV apelojnë që qytetarët të blejnë ushqim vetëm në objekte të regjistruara dhe të certifikuara, si dhe të kenë kujdes për higjienën dhe ruajtjen e ushqimit gjatë festave.