Kosova më pro-amerikanja sipas Gallup, Ambasada e Kosovës: Testament i partneritetit të fortë
Kosova është vendi me opinion më pozitiv sa i përket Shteteve të Bashkuara, duke lënë mbrapa Izraelin dhe Shqipërinë. Kështu thuhet sipas të dhënave të sotme të publikuara nga “Gallup”. Në top pesëshe janë edhe Polonia, Shqipëria dhe Filipinet, shtete këto që kanë opinion negativ kundrejt Kinës. Nga ana tjetër, Rusia, Pakistani, Tunizia, Singapori dhe


Kosova është vendi me opinion më pozitiv sa i përket Shteteve të Bashkuara, duke lënë mbrapa Izraelin dhe Shqipërinë. Kështu thuhet sipas të dhënave të sotme të publikuara nga “Gallup”.
Në top pesëshe janë edhe Polonia, Shqipëria dhe Filipinet, shtete këto që kanë opinion negativ kundrejt Kinës.
Nga ana tjetër, Rusia, Pakistani, Tunizia, Singapori dhe Hong Kongu tregojnë përafrimin më të fortë relativ me Kinën, megjithëse, në mënyrë të dukshme, preferencat e tyre pasqyrojnë negativitet të thellë ndaj SHBA-së më shumë sesa entuziazëm të fortë për Kinën.
Ambasada e Kosovës në Uashington ka reaguar duke e cilësuar këtë si testament të lidhjes së fortë SHBA-Kosovës.
