Kosova po formon Xhandarmëri, Sveçla merr vendimin
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar nisjen e procedurave për themelimin e Xhandarmërisë së Republikës së Kosovës. Sveçla bëri të ditur se ka nënshkruar vendimin për krijimin e grupit punues që do të analizojë dhe prop...
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar nisjen e procedurave për themelimin e Xhandarmërisë së Republikës së Kosovës.
Sveçla bëri të ditur se ka nënshkruar vendimin për krijimin e grupit punues që do të analizojë dhe propozojë modalitetet e funksionimit të këtij mekanizmi të ri të sigurisë, i cili pritet të veprojë si agjencion në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, përcjell “Bota sot”. Sipas tij, Xhandarmëria do të ketë rol kyç në forcimin e sigurisë shtetërore, mbrojtjen e kufijve, luftimin e terrorizmit dhe menaxhimin e situatave me rrezikshmëri të lartë.
Njoftimi i plotë
Xhandarmëria e Republikës së Kosovës po bëhet.
Si Ministër i Punëve të Brendshme sot kam nënshkruar themelimin e grupit punues i cili do të bëj analizimin dhe propozimin e modaliteteve për funksionimin e Xhandarmërisë së Republikës së Kosovës, si Agjencion i Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Xhandarmëria përfaqëson një hap të rëndësishëm në konsolidimin e arkitekturës sonë të sigurisë, me mision të qartë për të garantuar prezencë të fuqishme shtetërore në funksion të ruajtjes së kufinjve, integritetit dhe sovranitetit tonë territorial, mbrojtjen nga terrorizmi, menaxhimin e trazirave me rrezikshmëri të lartë dhe mbrojtjen e infrastrukturës kritike.
Xhandarmëria e Republikës së Kosovës do të forcojë ndjeshëm kapacitetin shtetëror për parandalim, menaxhim dhe neutralizim të kërcënimeve që cënojnë sigurinë e qytetarëve dhe integritetin territorial të vendit tonë.
https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=1545457217590549&id=100063788556625&ref=embed_post
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.