Kosova voton/ Kthesë apo vazhdimësi?
Pas katër viteve, qytetarët e Kosovës sot do t’u drejtohen përsëri kutive të votimit për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në Kuvendin e Kosovës për katër vitet e ardhshme. Në garë janë 11 subjekte politike me 616 kandidatë për deputetë. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka thënë se tashmë janë bërë gati për zgjedhjet e së
Pas katër viteve, qytetarët e Kosovës sot do t’u drejtohen përsëri kutive të votimit për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në Kuvendin e Kosovës për katër vitet e ardhshme.
Në garë janë 11 subjekte politike me 616 kandidatë për deputetë.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka thënë se tashmë janë bërë gati për zgjedhjet e së dielës. Sipas tyre në listën e votuesve janë të regjistruar 1,970.944 persona.
Zëdhënësi i KQZ-së: Numri i votuesve të regjistruar është 1,970.944
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka dhënë detaje mbi punën e KQZ-së dhe rreth asaj se si do të jetë ecuria e ditës së diel nga ky komision.
Po ashtu, Elezi ka treguar edhe për numrin e votuesve të regjistruar, numrin e qendrave të votimit, formën e votimit të personave që s’kanë mundësi të dalin në qendrat e votimit për të votuar si dhe për kohën e hapjes dhe mbylljes së vendvotimeve.
Elezi ka njoftuar se hapja e vendvotimeve do të nis në ora 07:00 të mëngjesit për tu mbyllur në ora 19:00 të mbrëmjes.
‘’Procesi i votimit fillon në orën 07:00 dhe mbyllet në ora 19:00 sipas ligjit’’, thotë Elezi.
Sipas tij numri i qytetarëve me të drejt vote është 1,970.944 votues.
‘’Sipas të dhënave nga lista e votuesve, numri i qytetarëve me të drejtë vote në vendvotime në Republikën e Kosovës është 1 milion e 970 mijë 944 votues’’ njofton ai.
Zëdhënësi i KQZ-së, po ashtu njofton se këta votues janë të shpërndarë në 903 qendra votimi apo në 2533 vendvotime.
‘’Këta votues janë të shpërndarë në 903 qendra votimi apo në 2533 vendvotime’’ deklaroi ai.
Elezi, njoftoj se të dielën janë po ashtu edhe 33 qendra të votimit ku mundësohet votimi me kusht.
‘’Janë 33 qendra të votimit që mundësohet votimi me kusht’’, potencoi ai.
Elezi: Të dielën numërohen vetëm votat për subjektet politike, të hënën fillon numërimi i votave për kandidatët për deputet
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, për FrontOnline, njofton se sipas Ligjit të ri për zgjedhje, ka ndryshuar edhe forma e numërimit të fletëvotimeve. Sipas tij, në ditën e zgjedhjeve do të votohen vetëm votat e qytetarëve që kanë votuar për subjektet politike, derisa një ditë pas do të filloj numërimi i votave për kandidatët për deputet nëpër Qendrat Komunale të Numërimit.
‘’Ligji i ri për zgjedhje ka ndryshuar formën e numërimit të fletëvotimeve në ditën e zgjedhjeve, në vendvotime do të numërohen vetëm votat që qytetarët kanë votuar për subjektet politike, një ditë më pas nga dita e hëna në Qendrat Komunale të Numërimit, do të filloj procesi i numërimit të votave për deputet’’ tha ai.
Sipas tij, kjo kjo do të ia mundësoj KQZ-së që në një kohë të shpejtë të i publikoj rezultat preliminare të subjekteve politike.
‘’Kjo kjo do të ia mundësoj KQZ-së që në një kohë të shpejtë të i publikoj rezultat preliminare të subjekteve politike’’ tha ai.
Elezi i KQZ-së tregon se si do të votojnë personat që s’mund të shkojnë në qendrat e votimit
Valmir Elezi nga KQZ për FrontOnline, ka treguar edhe për formën se si do të votojnë personat me aftësi të kufizuar, të burgosurit, personat që janë të shtrirë në spitale si dhe personat që nuk mund të votojnë nepër qendra të votimit për shkaqe sigurie.
‘’KQZ ka angazhuar ekipe mobile për personat që nuk mund të dalin për të votuar, siç janë personat me aftësi të kufizuar të cilët paraprakisht janë regjistruar, personat me sëmundje të veçanta, personat që janë në spitale, personat në shtëpi të të moshuarve, pastaj të burgosurit në qendrat e paraburgimit, strehimoret për mbrojtjen e viktimave, personat që nuk mund të dalin në votime për shkaqe sigurie apo personat që janë në arrest shtëpiak, për gjithë këto ka pasur proces të regjistrimit që ka filluar me 4 janar dhe është përmbyllur me 6 janar 2025’’ tregoi ai.
46,703 persona me të drejt vote në katër komunat veriore të Kosovës
Sipas KQZ-së, në katër komunat e veriut të Kosovës, si në Mitrovicën e Veriut, Leposaviq, Zveçan, dhe Zubin Potok kanë të drejt vote 46,703 persona.
Mitrovica e Veriut ka numrin më të lartë të votuesve me 18 mijë e 781 persona, pastaj në Leposaviç me 13 mijë e 876 persona të regjistruar, në Zveçan janë 7 mijë e 203 persona të regjistruar, në Zubin Potok 6 mijë e 843 persona.
‘’Në Mitrovicën Veriore janë të regjistruar si votues 18 mijë e 781 persona, në Zveçan janë 7 mijë e 203 persona të regjistruar, në Zubin Potok 6 mijë e 843 persona si dhe në Leposaviq janë 13 mijë e 876 persona të regjistruar për të votuar’’ thuhet nga KQZ.
20 mijë e 324 persona të regjistruar jashtë Kosovës
Referuar KQZ-së, jashtë Kosovës si votues të regjistruar janë 20, 324 persona të cilët do të mund të votonin në 43 qendra të votimit.
Ata kanë pasur mundësinë të votojnë dje, me 8 shkurt nga ora 07:00 e mëngjesit deri në ora 19:00 e mbrëmjes sipas kohës lokale të vendeve ku jetojnë.
Vendi me më së shumti votues të regjistruar jashtë Kosovës është Gjermania me 9166 votues pastaj Zvicra me 3901 votues.
Baraliu: Ligji i ri për zgjedhjet do të ketë efekt, pas 9 shkurtit shihen rezultatet
Ish-kreu i KQZ-së, Mazllum Baraliu, për FrontOnline, ka folur mbi Ligjin e ri të zgjedhjeve dhe rreth efektit të tij.
Baraliu potencon se ky ligj do të ketë efekt, por do të shihet pas zgjedhjeve efekti i tij.
‘’Ndryshimet në ligjin e ri për zgjedhjet e përgjithshme do të i kenë efektet e tyre. Se çfarë do të jenë do të shohim pas datës 9’’, shprehet ai.
Baraliu, po ashtu thotë se nuk e di nëse partitë politike e kanë analizuar dhe studiuar shtimin e numrit të kandidatëve nga pesë sa ka qenë në dhjetë dhe nuk e di se për cilat arsye apo për çfarë efekti është bërë kjo.
‘’Ndryshimi i parë që tek mundësia që qytetari të i votoj nga 5 në 10 kandidatë për deputetë dhe për këtë nuk e di se a ka pasur analizë apo studim se çfarë efekti mund të ketë apo edhe çfarë problemi’’ thotë ai.
Sa i përket numërimit të votave po ashtu thotë se nuk dihet se cili do të jetë efekti i këtij ligji.
‘’Ndryshimi tjetër është se numërimi bëhet në Qendrat Komunale të Numërimit dhe jo në QNR, edhe këtu nuk dihet se çfarë efekti do të ketë’’ potencon ai.
Ndërkaq sa i përket ligjit i cili ka zgjatur fushatën zgjedhore deri në ditën e fundit të saj, Baraliu deklaron se në të kalurën heshtja zgjedhore një ditë para zgjedhjeve ka shkaktuar pasoja.
‘’Pastaj, për herë të parë ndodhë që pas kaq shumë vitesh të ketë një fushatë të plotë, pra të zgjatë fushata deri në orën shtatë të mëngjesit kur edhe nis votimi. Pasojat i kemi parë deri tash në të kaluarën, por do të shohim se si do të reflektohet kjo në rezultatin zgjedhor. Por edhe ndryshimet tjera duhet pritur për ti parë efektet. Pastaj është faza e dytë e procesit zgjedhor për ti parë përparësitë apo pengesat’’ deklaroi Baraliu.