Kosovë-Zvicër sonte në “Fadil Vokrri”, Ambasada gjermane thekson lidhjet e forta mes dy vendeve
Kosova dhe Zvicra do të përballen sot në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me fillim nga ora 20:45, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026. Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë ka reaguar përmes një postimi në Facebook, duke theksuar rëndësinë e kësaj sfide dhe lidhjet e forta mes dy vendeve. “Çfarë ndeshjeje e


Kosova dhe Zvicra do të përballen sot në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me fillim nga ora 20:45, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.
Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë ka reaguar përmes një postimi në Facebook, duke theksuar rëndësinë e kësaj sfide dhe lidhjet e forta mes dy vendeve.
“Çfarë ndeshjeje e veçantë sot! Kosova mirëpret Zvicrën në ndeshjen e fundit të raundit të kualifikimeve direkte për Kupën e Botës 2026! Të dy ekipet dhe vendet janë shumë të lidhura jo vetëm përmes lojtarëve! Për kë do të bëni tifo, Kosovën, Zvicrën apo të dyja?”, shkroi Ambasada.
