Kovaçevski: Nuk jam kontaktuar nga institucionet në lidhje me informacionet që janë publikuar
Ish-kryeministri Dimitar Kovaçevski deklaroi se gjatë punës së tij, si kryeministër e zëvendës-ministër i financave, gjithmonë është udhëhequr nga ligjet dhe ka punuar në harmoni me procedurat, transmeton Portalb.mk. Ai deklaroi se nuk është përfshirë në punën e asnjë ndërmarrjeje ose shoqate aksionare që është në pronësi shtetërore. Deklaratat e Kovaçevskit vijnë pasi të hënën […]
Ish-kryeministri Dimitar Kovaçevski deklaroi se gjatë punës së tij, si kryeministër e zëvendës-ministër i financave, gjithmonë është udhëhequr nga ligjet dhe ka punuar në harmoni me procedurat, transmeton Portalb.mk.
Ai deklaroi se nuk është përfshirë në punën e asnjë ndërmarrjeje ose shoqate aksionare që është në pronësi shtetërore.
Deklaratat e Kovaçevskit vijnë pasi të hënën ministri Pançe Toshkovski në një konferencë për media deklaroi se kryeministri i kaluar dhe sekretari gjeneral i Qeverisë janë në listën e personave me kallëzim penal për veprat penale që kanë ndodhur me dëmtimin e buxhetit në rastin “Lotaria”.
“Në raport me informacionet që janë publikuar, ato janë informacionet të cilat I posedoj, sepse nuk janë kontaktuar nga institucionet”, deklaroi Kovaçevski, duke shpresuar që rasti do të zbardhet në mënyrë profesionale.
Kronologji për rastin ‘Lotaria Shtetërore’
Më 18 dhjetor 2024 Ministria e Punëve të Brendshme lëshoi fletarrest ndërkombëtar për Artan Grubin dhe ish-drejtorin e ‘Lotarisë Shtetërore” Përparim Bajamin.
Më 17 dhjetor 2024 Prokuroria Themelore Publike në Shkup kërkoi fletarrestim ndërkombëtar për Artan Grubin dhe Përparim Bajramin.
Më 17 dhjetor 2024 Gjykata Themelore Penale Shkup u caktoi paraburgim prej 30 ditëve Artan Grubit dhe Përparim Bajramit.
Më 17 dhjetor 2024 Ministria e Punëve të Brendshme dorëzoi kallëzime penale në Prokurorinë Publike kundër ish-kryeministrit Dimitar Kovaçevski, ish-zëvendëskryeministrit Artan Grubi, ish-sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë, Metodija Dimovski dhe ish-drejtorit të Lotarisë së RMV-së Përparim Bajrami dhe pesë personave të tjerë për “keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar”, “marrje e ryshfetit” dhe “keqpërdorimi i procedurës së shpalljes publike, dhënies së kontratës së prokurimit publik ose partneritetit publiko-privat”.
Më 16 dhjetor 2024 Prokuroria Publike në Shkup propozoi paraburgim për Artan Grubin dhe Përparim Bajramin si të dyshuar për rastin ‘Lotaria Shtetërore’.
Më 16 dhjetor 2024 Policia e RMV-së bastisi shtëpinë e Artan Grubit dhe Përparim Bajramit pas dyshimeve për krim të organizuat në Lotarinë Shtetërore. Asnjëri nga ata nuk u gjetën në shtëpitë e tyre
Më 16 dhjetor 2024 Prokuroria Publike njoftoi se dy persona dyshohen për veprën penale – Përvetësim në detyrë, ndërsa katër persona të tjerë për veprën penale – Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar
Më 16 dhjetor 2024 Policia Financiare ka paraqitur kallëzim penal kundër Përparim Bajramit, në cilësinë e drejtorit të përgjithshëm të Shoqërisë Aksionare për Organizimin e Lojërave të Fatit të Lotarisë Shtetërore të Republikës së Maqedonisë së Veriut, për shkak të “ekzistimit të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale të keqpërdorimit të pozitës dhe autoritetit zyrtar”,
Ndryshe, më 10 dhjetor 2024 Prokuroria Publike hapi lëndë ndaj Artan Grubit pasi ai u fut në Listën e Zezë të SHBA-ve për korrupsion. Artan Grubi, së fundmi, është tërhequr nga jeta publike, pas shpalljes së emrit të tij në Listën e Zezë amerikane. Me këtë rast, në njoftimin zyrtar të Departamentit të Shtetit Amerikan thuhet se Artan Grubi bashkë me gjykatësin e Gjykatës së Apelit, Enver Bexheti janë të përfshirë në korrupsion në procesin gjyqësor të Sasho Mijallkovit, ish-drejtorit të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim në Maqedoninë e Veriut, i cili gjithashtu është në Listën e Zezë.
- LEXO: Masa disiplinore ndaj policëve në Bllacë për shkak kalimit të Artan Grubit
- LEXO: Heshtje në Kosovë për fletarrestin ndërkombëtar ndaj Artan Grubit
- LEXO: Artan Grubi vendosi të tërhiqet nga jeta publike pasi SHBA-të e futën në Listën e Zezë
- LEXO: Prokuroria ka formuar lëndë për Artan Grubin, Enver Bexhetin dhe të tjerët që janë në Listën e zezë amerikane
- LEXO: Ish-zëvendëskryeministri i BDI-së, Artan Grubi dhe gjykatësi Enver Bexheti janë futur në Listën e Zezë të SHBA-ve për korrupsion