Masa disiplinore ndaj policëve në Bllacë për shkak kalimit të Artan Grubit
Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj punonjësit të policisë që ka qenë në orar të punës në momentin kur Artan Grubit ka kaluar kufirin, transmeton Portalb.mk. Artan Grubi më 15 dhjetor, kur e kaloi kufirin, ka qenë në stop-listën, ndërsa polici B.J. nuk e ka mbajtur dhe informuar menjëherë autoritetet. Polici […]
Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj punonjësit të policisë që ka qenë në orar të punës në momentin kur Artan Grubit ka kaluar kufirin, transmeton Portalb.mk.
Artan Grubi më 15 dhjetor, kur e kaloi kufirin, ka qenë në stop-listën, ndërsa polici B.J. nuk e ka mbajtur dhe informuar menjëherë autoritetet.
Polici akuzohet se nuk e ka kryer punën në mënyrë adekuate, duke mos e kontrolluar veturën diplomatike të Arsim Papranikut, ku ishte edhe Artan Grubi.
Në lidhje me këtë lëshim procedural, Policia ka vlerësuar se shefi i ndërrimit B.A. e ka shkelur rendin e punës, duke pamundësuar funksionimin normal të sistemit të komunikimit mes punëtorëve të ndërrimit.
Policia sqaroi që ndaj B.A. dhe B.J. do të merren masa disiplinore, ndërsa B.J. duhet të largohet nga vendi i punës deri në kryerjen e procedurës disiplinore.
Kronologji për rastin ‘Lotaria Shtetërore’
Më 18 dhjetor 2024 Ministria e Punëve të Brendshme lëshoi fletarrest ndërkombëtar për Artan Grubin dhe ish-drejtorin e ‘Lotarisë Shtetërore” Përparim Bajamin.
Më 17 dhjetor 2024 Prokuroria Themelore Publike në Shkup kërkoi fletarrestim ndërkombëtar për Artan Grubin dhe Përparim Bajramin.
Më 17 dhjetor 2024 Gjykata Themelore Penale Shkup u caktoi paraburgim prej 30 ditëve Artan Grubit dhe Përparim Bajramit.
Më 17 dhjetor 2024 Ministria e Punëve të Brendshme dorëzoi kallëzime penale në Prokurorinë Publike kundër ish-kryeministrit Dimitar Kovaçevski, ish-zëvendëskryeministrit Artan Grubi, ish-sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë, Metodija Dimovski dhe ish-drejtorit të Lotarisë së RMV-së Përparim Bajrami dhe pesë personave të tjerë për “keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar”, “marrje e ryshfetit” dhe “keqpërdorimi i procedurës së shpalljes publike, dhënies së kontratës së prokurimit publik ose partneritetit publiko-privat”.
Më 16 dhjetor 2024 Prokuroria Publike në Shkup propozoi paraburgim për Artan Grubin dhe Përparim Bajramin si të dyshuar për rastin ‘Lotaria Shtetërore’.
Më 16 dhjetor 2024 Policia e RMV-së bastisi shtëpinë e Artan Grubit dhe Përparim Bajramit pas dyshimeve për krim të organizuat në Lotarinë Shtetërore. Asnjëri nga ata nuk u gjetën në shtëpitë e tyre
Më 16 dhjetor 2024 Prokuroria Publike njoftoi se dy persona dyshohen për veprën penale – Përvetësim në detyrë, ndërsa katër persona të tjerë për veprën penale – Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar
Më 16 dhjetor 2024 Policia Financiare ka paraqitur kallëzim penal kundër Përparim Bajramit, në cilësinë e drejtorit të përgjithshëm të Shoqërisë Aksionare për Organizimin e Lojërave të Fatit të Lotarisë Shtetërore të Republikës së Maqedonisë së Veriut, për shkak të “ekzistimit të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale të keqpërdorimit të pozitës dhe autoritetit zyrtar”,
Ndryshe, më 10 dhjetor 2024 Prokuroria Publike hapi lëndë ndaj Artan Grubit pasi ai u fut në Listën e Zezë të SHBA-ve për korrupsion. Artan Grubi, së fundmi, është tërhequr nga jeta publike, pas shpalljes së emrit të tij në Listën e Zezë amerikane. Me këtë rast, në njoftimin zyrtar të Departamentit të Shtetit Amerikan thuhet se Artan Grubi bashkë me gjykatësin e Gjykatës së Apelit, Enver Bexheti janë të përfshirë në korrupsion në procesin gjyqësor të Sasho Mijallkovit, ish-drejtorit të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim në Maqedoninë e Veriut, i cili gjithashtu është në Listën e Zezë.
- LEXO: Heshtje në Kosovë për fletarrestin ndërkombëtar ndaj Artan Grubit
- LEXO: Artan Grubi vendosi të tërhiqet nga jeta publike pasi SHBA-të e futën në Listën e Zezë
- LEXO: Prokuroria ka formuar lëndë për Artan Grubin, Enver Bexhetin dhe të tjerët që janë në Listën e zezë amerikane
- LEXO: Ish-zëvendëskryeministri i BDI-së, Artan Grubi dhe gjykatësi Enver Bexheti janë futur në Listën e Zezë të SHBA-ve për korrupsion