KQZ njofton se nesër i certifikon rezultatet përfundimtare zgjedhore
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, të enjten e 27 marsit në ora 16:00 do të certifikojë rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, transmeton Periskopi. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve thotë se ka pranuar e Gjykatës Supreme, gjë që kishin vonuar këtë certifikim. Kështu KQZ i njoftoi partitë politike se nesër certifikon rezultatet. “Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ)


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, të enjten e 27 marsit në ora 16:00 do të certifikojë rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, transmeton Periskopi.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve thotë se ka pranuar e Gjykatës Supreme, gjë që kishin vonuar këtë certifikim.
Kështu KQZ i njoftoi partitë politike se nesër certifikon rezultatet.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), me datën 26.03.2025 ka pranuar vendimet e Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, që kanë të bëjnë me procesin ankimor ndaj vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa lidhur me shpalljen e rezultatit përfundimtar të procesit zgjedhor nga ana e KQZ. Po ashtu, kemi pranuar konfirmimet nga këto dy institucione se nuk ka ndonjë ankesë tjetër që ka të bëjë me procesin zgjedhor që pret vendimmarrje”.
“Andaj, në zbatim të nenit 26 paragraf 1 të Ligjit për Qeverinë e Republikës së Kosovës (Ligji Nr. 08/L-117), ju njoftojmë se certifikimi i rezultatit të Zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të mbajtura më datën 09.02.2025, do të bëhet më datë 27.03.2025 në ora 16:00”, thuhet në njoftim.