Osmani theksoi urgjencën e heqjes së masave ndaj Kosovës

Sot, gjatë një takimi me ambasadorët e vendeve të BE-së, presidentja Vjosa Osmani theksoi “urgjencën e largimit të masave të padrejta ndaj Kosovës, që dëmtojnë qytetarët tanë dhe cenojnë vet parimet e BE-së.” Ajo gjithashtu diskutoi për procesin e dialogut me Serbinë dhe për hapat drejt konstituimit të institucioneve të reja pas zgjedhjeve në Kosovë. “Poashtu

Mars 27, 2025 - 00:00
 0  4
Osmani theksoi urgjencën e heqjes së masave ndaj Kosovës
osmani-theksoi-urgjencen-e-heqjes-se-masave-ndaj-kosoves

osmani-theksoi-urgjencen-e-heqjes-se-masave-ndaj-kosoves

Sot, gjatë një takimi me ambasadorët e vendeve të BE-së, presidentja Vjosa Osmani theksoi “urgjencën e largimit të masave të padrejta ndaj Kosovës, që dëmtojnë qytetarët tanë dhe cenojnë vet parimet e BE-së.”

Ajo gjithashtu diskutoi për procesin e dialogut me Serbinë dhe për hapat drejt konstituimit të institucioneve të reja pas zgjedhjeve në Kosovë.

“Poashtu diskutuam për hapat drejt konstituimit të institucioneve të reja të dala nga zgjedhjet e 9 shkurtit si dhe për procesin e dialogut të ndërmjetësuar nga BE”, ka shkruar Osmani.

Presidentja Osmani theksoi se “Kosova mbetet e palëkundur në rrugëtimin e saj evropian dhe e përkushtuar për bashkëpunim me qëllim të avancimit në këtë rrugëtim.”