Kredia Hungareze! LSDM: Qeveria të mbajë përgjegjësi për huamarrjen e dëmshme
Për kredinë prej një miliard eurosh, shteti në 15 vitet e ardhshme do t’i paguajë gati 500 milionë euro kamatë – mjete që mund të ishin drejtuar për shkolla, spitale dhe rrugë, tha në konferencën e sotme për media zwvendws kryetarja e LSDM-së Fani Karanfilova-Panovska. Qeveria duhet të mbajë përgjegjësi për këtë huamarrje të dëmshme […]
Për kredinë prej një miliard eurosh, shteti në 15 vitet e ardhshme do t’i paguajë gati 500 milionë euro kamatë – mjete që mund të ishin drejtuar për shkolla, spitale dhe rrugë, tha në konferencën e sotme për media zwvendws kryetarja e LSDM-së Fani Karanfilova-Panovska.
Qeveria duhet të mbajë përgjegjësi për këtë huamarrje të dëmshme dhe të shpjegojë publikisht se si planifikon të ulë pasojat negative të kësaj marrëveshjeje për ekonominë dhe qytetarët, thonw nga LSDM.
“Qeveria duhet të përgjigjet – a pret që rritja ekonomike të justifikojë këto gjysmë miliardë euro interesa? Realiteti tregon se kjo është e pamundur, sepse këto mjete në vend që të investohen në kapacitete të reja prodhuese, do të përfundojnë në projekte të vogla dhe afatshkurtëra pa ndikim të madh në rritjen ekonomike. Kjo huamarrje varfëron shtetin, pakëson investimet publike dhe krijon varësi të panevojshme nga interesat e huaja. Në vend që këto fonde të përdoren për të përmirësuar cilësinë e jetës, ato do të përfundojnë në duart e bankave dhe firmave të huaja ligjore. Komunat e Maqedonisë do të mbeten duarbosh, ndërsa kompanitë maqedonase me kredi të shtrenjta që do t’ua vështirësojnë punën”, thonë nga LSDM.