Krenar Shala: Opozita kërkon pushtet edhe me vetëm 10% të rezultatit zgjedhor
Komentatori politik Krenar Shala, në Adresa kritikoi qasjen e partive politike në vend sa i përket formimit të koalicioneve, duke theksuar se ekziston një diskrepancë e madhe mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe opozitës. Sipas Shalës, opozita është mësuar që edhe me një numër të vogël deputetësh të kërkojë pjesë disproporcionale në pushtet, përfshirë poste kyçe në


Komentatori politik Krenar Shala, në Adresa kritikoi qasjen e partive politike në vend sa i përket formimit të koalicioneve, duke theksuar se ekziston një diskrepancë e madhe mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe opozitës.
Sipas Shalës, opozita është mësuar që edhe me një numër të vogël deputetësh të kërkojë pjesë disproporcionale në pushtet, përfshirë poste kyçe në qeveri.
Ai tha se në të kaluarën ka ndodhur që parti me rreth 10% të votave të kenë ndikim të madh në qeverisje, madje duke synuar edhe postin e kryeministrit, gjë që sipas tij e dëmton parimin e meritokracisë.
“Pse duhet me luftu për me dalë i pari, kur mundesh me dalë i treti dhe me marrë pushtet?”, u shpreh ai, duke kritikuar këtë logjikë politike me ironi.
Shala shtoi se kjo qasje e opozitës bie ndesh me përpjekjet e Vetëvendosjes për të vendosur standarde më të qarta në ndarjen e pushtetit.
Deklarata e plotë: https://youtu.be/5feSCNZZV-o
