Krenar Shala: Pa 71 deputetë për Vetëvendosjen, Kosova rrezikon të shkojë sërish në zgjedhje pas zgjedhjeve
Komentatori politik Krenar Shala, në Adresa paralajmëroi mundësinë e një cikli të ri zgjedhjesh në Kosovë, nëse nuk arrihet një rezultat i qartë pas zgjedhjeve të ardhshme që pretendohen të mbahen javën e dytë të muajit qershor. Ai tha se në rast se Lëvizja Vetëvendosje nuk arrin të sigurojë 71 deputetë në Kuvend, vendi mund


Komentatori politik Krenar Shala, në Adresa paralajmëroi mundësinë e një cikli të ri zgjedhjesh në Kosovë, nëse nuk arrihet një rezultat i qartë pas zgjedhjeve të ardhshme që pretendohen të mbahen javën e dytë të muajit qershor.
Ai tha se në rast se Lëvizja Vetëvendosje nuk arrin të sigurojë 71 deputetë në Kuvend, vendi mund të përballet sërish me zgjedhje të reja brenda një periudhe të shkurtër, përafërsisht në fund të këtij viti.
Sipas Shalës, kërkesat e partive opozitare për ndarje të pushtetit, edhe me mbështetje të vogël elektorale, e bëjnë të vështirë krijimin e një qeverie stabile.
“Ky është një problem që mund të na çojë prapë në zgjedhje pas zgjedhjeve,” u shpreh ai, duke përmendur rrezikun e vazhdimit të paqëndrueshmërisë politike.
Ai shtoi se pa një rezultat të qartë dhe një marrëveshje më të balancuar politike, vendi rrezikon të mbetet në një cikël të vazhdueshëm zgjedhor.
Deklarata e plotë: https://youtu.be/5feSCNZZV-o
