Kryeparlamentari Gashi: Partneriteti me Sllovakinë kontribuon në forcimin institucional dhe demokratik të vendit

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, priti sot në një takim zyrtar Presidentin e Republikës së Sllovakisë, Sh.T. Peter Pellegrini. Në këtë takim u vlerësuan lartë marrëdhëniet e shkëlqyera miqësore mes dy vendeve dhe u konfirmua përkushtimi i ndërsjellë për thellimin e bashkëpunimit dypalësh. Gashi theksoi rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme që Sllovakia i ka dhënë […]

tetor 14, 2025 - 21:30
 0
Kryeparlamentari Gashi: Partneriteti me Sllovakinë kontribuon në forcimin institucional dhe demokratik të vendit

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, priti sot në një takim zyrtar Presidentin e Republikës së Sllovakisë, Sh.T. Peter Pellegrini. Në këtë takim u vlerësuan lartë marrëdhëniet e shkëlqyera miqësore mes dy vendeve dhe u konfirmua përkushtimi i ndërsjellë për thellimin e bashkëpunimit dypalësh.

Gashi theksoi rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme që Sllovakia i ka dhënë procesit të integrimit europian të vendit tonë, duke shprehur mirënjohje për rolin konstruktiv të Bratislavës në këtë drejtim.

“Takimi ynë konfirmoi marrëdhëniet e shkëlqyera miqësore ndërmjet dy vendeve, ndërsa diskutuam sfidat dhe përkushtimin tonë ndaj procesit të integrimit europian. Shpreha mirënjohjen time për mbështetjen e sinqertë dhe rolin konstruktiv që Sllovakia ka luajtur në përkrahjen e aspiratave tona drejt BE-së,” u shpreh Gashi.

Në kuadër të diplomacisë parlamentare, të dy palët nënvizuan rëndësinë e intensifikimit të bashkëpunimit ndërparlamentar dhe shkëmbimit të përvojave legjislative dhe analitike midis instituteve parlamentare, si një praktikë e vlefshme për forcimin institucional dhe demokratik.

Gjatë takimit u dakordua gjithashtu për zgjerimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët, përfshirë ekonominë, kulturën dhe arsimin, me qëllim ndërtimin e “urave të reja bashkëpunimi” ndërmjet dy vendeve.