Kryetari i komunës dhe inspektori i Qytetit të Shkupit kërcënuan njëri-tjetrin gjatë një inspektimi, raportoi Policia

Në Policinë e Maqedonisë së Veriut janë paraqitur dy raportime nga dy qytetarë për rastin e njëjtë. Njëri është kryetari i Komunës së Shuto Orizares, Kurto Dudush, ndërsa tjetri është inspektori i Qytetit të Shkupit, transmeton Portalb.mk. “Z.G., inspektori i Qytetit të Shkupit, ka raportuar në SPB Shkup se në afërsi të një deponie të […]

shkurt 12, 2025 - 21:00
 0  4
Kryetari i komunës dhe inspektori i Qytetit të Shkupit kërcënuan njëri-tjetrin gjatë një inspektimi, raportoi Policia
Policia e RMV-së, foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Në Policinë e Maqedonisë së Veriut janë paraqitur dy raportime nga dy qytetarë për rastin e njëjtë. Njëri është kryetari i Komunës së Shuto Orizares, Kurto Dudush, ndërsa tjetri është inspektori i Qytetit të Shkupit, transmeton Portalb.mk.

“Z.G., inspektori i Qytetit të Shkupit, ka raportuar në SPB Shkup se në afërsi të një deponie të egër, gjatë kryerjes së punës zyrtare për mbikëqyrje dhe marrje të mostrave, kanë ardhur dy persona dhe njëri prej tyre (K.D. – kryetari i Shuto Orizares), filloi të ofendon dhe kërcënon atë e kolegët, duke penguar marrjen e mostrave”, raportoi Policia.

Pas këtij denoncimi, rastin e ka denoncuar pas 3 orëve edhe kryetari Kurto Dudush.

“Kryetari Dudush raportoi se gjatë kohës së inspektimit të kryer nga të punësuarit e Qytetit të Shkupit në pronën e tij në Shuto Orizare, 47 vjeçari F.S. nga Shkupi, i punësuar në Qytetin e Shkupit, e ka kërcënuar”, raportoi Policia.