Gjykata Kushtetuese vendosi për Kodin Penal, Kuvendi i RMV-së do të ketë gjashtë muaj afat për ndryshimet

Me nisjen e procedurës së Gjykatës Kushtetuese për ndryshime në Kodin Penal, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka afat prej gjashtë muajve të bëjë ndryshimet e nevojshme, transmeton Portalb.mk. “Gjykata Kushtetuese solli vendim për zbatimin e procedurës për vlerësimin e kushtetutshmërisë së ndryshimeve ligjore dhe plotësimit të Kodit Penal në përgjithësi”, raportoi Gjykata Kushtetuese. Kushtetuesja […]

shkurt 12, 2025 - 21:00
 0  5
Gjykata Kushtetuese vendosi për Kodin Penal, Kuvendi i RMV-së do të ketë gjashtë muaj afat për ndryshimet
Hristian MIckoski, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut. Foto: Teuta Buçi/Portalb.mk

Me nisjen e procedurës së Gjykatës Kushtetuese për ndryshime në Kodin Penal, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka afat prej gjashtë muajve të bëjë ndryshimet e nevojshme, transmeton Portalb.mk.

“Gjykata Kushtetuese solli vendim për zbatimin e procedurës për vlerësimin e kushtetutshmërisë së ndryshimeve ligjore dhe plotësimit të Kodit Penal në përgjithësi”, raportoi Gjykata Kushtetuese.

Kushtetuesja do të informojë Kuvendin e Maqedonisë së Veriut në lidhje me përmbajtjen e kësaj lënde, ndërsa Kuvendi do të ketë gjashtë muaj maksimum të korrigjon çështjet problematike.

“Gjykata në këtë fazë të procedurës ka shprehur dyshimet se disa akte janë në kundërshtim me vlerat themelore të rendit kushtetuese, gjegjësisht është në kundërshtim me shtetin e së drejtës dhe në përputhje me mbrojtjen e garantuar kushtetuese për barazi të të gjithë qytetarëve para Kushtetutës dhe ligjeve”, raportuan nga Gjykata Kushtetuese.

Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut sot (12 shkurt) zhvilloi diskutimet për nismën për ndryshimet në Kodin Penal që përfshin uljen e dënimeve për zyrtarët, gjë që shkaktoi reagime dhe mendime kontradiktore për kushtetutshmërinë e ligjit. Shumica e gjyqtarëve mendojnë se duhet të inicohet një procedurë sepse ligji është i dëmshëm dhe ka pasoja të mëdha, por disa prej tyre argumentuan se nuk është në juridiksionin e Gjykatës Kushtetuese të vendosë për procedurën e miratimit të ligjit në Kuvend.

Me ndryshimet në Kodin Penal, asnjë zyrtar nuk përballet me dënim më të lartë se 5 vjet burg, nëse keqpërdorë detyrën. Gjithashtu, të gjitha aktet e shpërdorimit të shërbimit të kryera para vitit 2013 iu nënshtruan vjetërsimit (më parë vjetërsimi absolut ishte 40 vjet, ndërsa tani 10).

Kjo ndikoi më shumë në rastet e ish- Prokurorisë Speciale Publike, “TNT”, “Talir”, “Talir 2”, “Thesari”, “Tarifa”, “Dizajni”, “Toplik”, “Titanik”, “Titanik 2”, “Shkallët spanjolle”, “Target-Fortesa” dhe të tjera.

Kujtojmë se, ministria e Drejtësisë njoftoi më 31 tetor 2024 se është hartuar Kodi i ri Penal (KP). Dokumenti është përkthyer në anglisht dhe është dorëzuar për mendim në Komisionin Evropian (KE). Pasi KE të prononcohet për përmbajtjen e Kodit Penal, nëse nuk ka kundërshtime, dokumenti do të shkojë në procedurë qeveritare dhe më pas në Kuvend, ku duhet një shumicë e thjeshtë për t’u miratuar.