Ku janë zjarret më aktive sot në Shqipëri

Në Shqipëri situata me zjarret vijon të jetë problematike, teksa në shumë zona po luftohet për shuarjen e vatrave të zjarrit, disa prej të cilave janë riaktivizuar sërish. Këhstu shqetësuese paraqitet situata në disa qarqe: QARKU TIRANË: N...

gusht 9, 2026 - 15:30
Ku janë zjarret më aktive sot në Shqipëri
ku-jane-zjarret-me-aktive-sot-ne-shqiperi

ku-jane-zjarret-me-aktive-sot-ne-shqiperi

Në Shqipëri situata me zjarret vijon të jetë problematike, teksa në shumë zona po luftohet për shuarjen e vatrave të zjarrit, disa prej të cilave janë riaktivizuar sërish.

Këhstu shqetësuese paraqitet situata në disa qarqe:

QARKU TIRANË:

Në zonën e Dajtit, pranë fabrikës së ujit Selita, vijon monitorimi i vatrës së zjarrit.

Në Cikallesh, Kavajë, zjarri i riaktivizuar një ditë më parë vijon të jetë aktiv, por situata nuk paraqitet problematike dhe po menaxhohet nga strukturat zjarrfikëse, pas mbështetjes edhe me mjet ajror të FA-së.

Në Priskë të Madhe vijon puna për vënien nën kontroll të vatrave të vogla.

QARKU FIER:

Në zonën Riban–Ngraçan–Panahor–Ndrenie–Vlosht, Mallakastër, zjarri është aktualisht nën kontroll.

Edhe zjarri që ka avancuar nga Hekali drejt zonës Koilac–Greshicë është nën kontroll.

QARKU DURRËS:

Në Abaze, Krujë, situata është stabilizuar dhe zjarri është nën kontroll. Kanë mbetur vetëm disa vatra të vogla me tym, ndërsa vijon ndërhyrja dhe monitorimi me 2 helikopterë, 30 efektivë të FA-së me 2 mjete zjarrfikëse, si dhe 12 efektivë dhe 3 mjete të MZSH Krujë.

Strukturat e Mbrojtjes Civile vijojnë monitorimin dhe ndërhyrjen në terren deri në eleminimin e plotë të çdo vatre.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.