Kujdes me alkoolin dhe mjetet piroteknike gjatë festave, bëjnë thirrje autoritetet shëndetësore në RMV

Konsum të moderuar të pijeve alkoolike dhe shmangie nga përdorimi i mjeteve piroteknike dhe armëve gjatë festave të Vitit të Ri, rekomandojnë punëtorët e shëndetësisë. Nga ISHP “Shtëpia e shëndetit” – Shkup, në deklaratën për MIA-në, po ashtu i rikujtojnë të sëmurët kronikë që rregullisht ta marrin terapinë e përshkruar. Këto këshilla dhe rekomandime, siç […]

dhjetor 27, 2024 - 14:00
 0  3
Kujdes me alkoolin dhe mjetet piroteknike gjatë festave, bëjnë thirrje autoritetet shëndetësore në RMV
Struga- Viti i Ri 2024 / Fotografuar më 01.01.2024 nga Sh. A /Portalb.mk

Konsum të moderuar të pijeve alkoolike dhe shmangie nga përdorimi i mjeteve piroteknike dhe armëve gjatë festave të Vitit të Ri, rekomandojnë punëtorët e shëndetësisë. Nga ISHP “Shtëpia e shëndetit” – Shkup, në deklaratën për MIA-në, po ashtu i rikujtojnë të sëmurët kronikë që rregullisht ta marrin terapinë e përshkruar.

Këto këshilla dhe rekomandime, siç thonë nga atje, janë që qytetarët t’i kalojnë festat e ardhshme pa helmime nga alkooli, zënka dhe aksidente trafiku.

Profesionistët e shëndetësisë i bëjnë thirrje të veçantë popullatës së re dhe të miturve që të mos konsumojnë fare pije alkoolike, sepse pragu i tolerancës ndaj alkoolit tek organizmi i ri është i ulët dhe helmimi mund të ndodhë shumë lehtë.

Edhe rekomandimi për tu përmbajtur nga përdorimi i mjeteve të ndryshme piroteknike dhe armëve të zjarrit vlen veçanërisht për të rinjtë, për të shmangur lëndimet e padëshiruara, djegiet dhe pasoja të tjera më të rënda.

“Shpresojmë në respektim të rekomandimeve të dhëna, në mënyrë që festat e Vitit të Ri t’i presim me humor të gëzuar dhe të këndshëm për të gjithë”, thonë nga “Shtëpia e Shëndetit” – Shkup, duke apeluar që të lajmërohet urgjenca mjekësore kur është më e nevojshme.

Institucioni publik shëndetësor “Shtëpia e Shëndetit” – Shkup njofton se shërbimi i tyre për ndihmë urgjente mjekësore me trajtim në shtëpi gjatë festave të Vitit të Ri do të jetë në dispozicion të qytetarëve 24 orë në ditë dhe do të kujdeset për shëndetin e tyre.

Në natën e ndërrimit të viteve (31 dhjetor 2024 – 1 janar 2025), klinikat e kujdesit shëndetësor do të jenë të disponueshme në turnin e tretë, të dielave dhe festave në “Jane Sandanski”, “Çair”, “Hasanbeg”, “Shuto Orizar”, poliklinika “Gjorce Petrov”, “Draçevë” dhe “Bit Pazar”.

Në orarin ditor të punës do të funksionojë edhe njësia e vizitave në shtëpi.