Kujdesi mbi shëndetin oral te fëmijët, lë shumë për të dëshiruar | VIDEO
Shëndeti oral tek njerëzit dhe veçanarisht fëmijët është tejet jetik, përskaj faktit që kujdesi tej ne lë shumë për të dëshiruar. Dr. Nihal Halili nga M Dent në Gostivar, në The post Kujdesi mbi shëndetin oral te fëmijët, lë shumë për të dëshiruar | VIDEO appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Shëndeti oral tek njerëzit dhe veçanarisht fëmijët është tejet jetik, përskaj faktit që kujdesi tej ne lë shumë për të dëshiruar. Dr. Nihal Halili nga M Dent në Gostivar, në një intervistë me kryeredaktorin Driton Zenku flet gjerë e gjatë për këtë dukuri. Zonj. Halili fokusohet tek nevoja e perceptimit të praktikave pozitive të shëndetit oral, metodat e mirëmbajtjes së dhëmbëve, masat preventive dhe edukimi i fëmijëve ndaj shëndetit oral.
Driton ZENKU: Çfarë nënkuptojmë me shëndetin oral?
Dr. Nihal HALIMI: Shëndeti oral është pasqyra e shëndetit të përgjithshëm të organizmit dhe poashtu ndikon në menyrë direkte në shëndetin e përgjithshëm.
Bota e civilizuar i ka kushtuar një theks të veçantë shëndetit oral ngaqë pikënisja e sëmundjeve në përgjithësi fillon prej aty ku bartet ushqimi. Do të fokusohem në pika të shkurtra se sa është i rëndësishëm shëndeti oral dhe do të flas më qartë që të jem e kapshme për lexuesin. Një gojë e shëndetshme do të thotë një jetë kualitative. Funksioni i goës rradhitet në rënd të parë. Është sistem i përkryer që ushqimi parapëgatitjen e parë si nga aspekti mekanik dhe kimik e fillon aty, pastaj ndërlidhen në një varg organet e tjera vitale të cilat varren nga përpunimi i mirefilltë që të mos pasojë ç’rregullime nga më të ndryshmet.

Driton ZENKU: Cilat janë pikat kyesore ku duhet fokusuar në prevenimin e sëmundjeve që ndodhin në shëndetin oral?
Dr. Nihal HALIMI: Fillimisht duhet krijuar një bindje dhe një kulturë se shëndeti oral është i pashmangshëm dhe të rruajmë me plot kujdes atë që na ka fal natyra. Çdosend qëë eshtë natyrale është më e përkryer. Prevenimi është akti kryesor që njeriu duhet ndërmarrë që mos të vijë deri te përkeqësimi. Kur përmendim prevenimin nënkupton prevenimi në aspektin e konsumimit te ushqimit dhe higjienes oral. Sa i pëkket higjienës orale me dihet ligji i artë dhe standardi boteror larrja e dhembeve behet dy here në ditë, në mëngjes dhe në mbrëmje me anë të brushave me fije sintetike të gjeeneratave te rej le pasi ato kanë pësuar evaluime sa i përket përbërjes dhe numrit të fijeve dhe formave ergonomike. Fijet duhet te jene me konzistenca te ndryshme varesisht rasteve po konzistenca e mesme e fijeve eshte me e pershtatshme. Po une do te fokusohem te teknika e larrjes. Ketu nuk kushtohet rendesi sa duhet.
Parashtrohet pyetja a eshte e merzitsheme larja e dhembeve?!
Pikerisht ketu qendron modifikimi i mentalitetit per diçka qe duhet ruajtur dhe pse jo te shendrohet ne dicka si hobi, pse jo?
Larrja e dhembeve nenkupton jo matje me kohe por pastrim i te gjitha siperfaqeve te dhembeve ne pergjithesi dhe njekohesisht masazhimi i mishrave, jo matje ne minuta, gabim i perceptimit. Matja me kohe eshte ndikimi ne aciditetin e gojes ne bazik qe nenkupton per 2-4 min aciditeti me ane te pastes neutralizohet qe mos te demtoj strukturat e dhembeve.

Driton ZENKU: Ndikimi i ushqimit cilesor dhe jocilesore ne shendetin oral?
Dr. Nihal HALIMI: Ushqimi ka rolin kryesor per nje jete te shendeteshme. Konsumimi i ushqimeve te pasura me fibra, peme dhe perime(pa paesticide) si dhe anashkalimin e sheqernave dhe zavendesuesit e sheqernave, ku edhe ka dy vite qe edhe OBSh i shpalli si te rezikshme dhe kancerogjene, mirepo keto i kemi prezent gati se ne te gjitha ushqimet e shpejta dhe ushqimet alternative si cipsat, cokoladat, shegerkat dhe pijet qofshin ato me gaz ose pa. Pijet energjetike jane shkaterimtar kryesore,a ato konsumohen me te madhe.
Driton ZENKU: Vizitat mjekesore dhe vleresimi, intervenimi me kohe,gjegjesisht parandalimi?
Dr. Nihal HALIMI: Pacienti duhet bindur ndaj ekzaminimeve te shpeshta, te krijoj nje raport te afert me personelin mjekesor Thjesht le te kerkoj nga mjeket. Nëse ky trend i angazhimit vazhdon dhe kujdesi rritet ,rezultatet do te jene te shkelayera. Ne jemi te hapur per te ndihmuar.Varesisht grupmoshat te femijet 0-6 behet fluorizimi,po edhe edukimi dhe vulosja me daljen e dhembeve te pare te perhershem(dhembi i 6).
Gjate edukimit ne hapat e pare kemi kujdes ne nderlidhjen e raporteve miqesore me femijet dhe ndryshimin e bindjes qe femija te frikesohet,mirepo edhe inervenimet duhet bere me kujdes te vecante sepse momenti i pare eshte me kryesori.
Driton ZENKU: Higjiena orale, teknikat e larjes dhembeve?
Dr. Nihal HALIMI: Teknikat jane shume me rendesi. Me teper rekomandohet teknika vertikale dhe ajo me qarkullim. Krahas brushave qe i permendem do ti cekim edhe pastat. Pastat poshtu jane te ndara varesisht grupmoshave dhe aspektit sherues po edhe permbajtjes kimike. Ketu duhet kujdes shkaku i prezences ppm dhe duhet vezhguar ambalazha se cfar amblemi permban.Amblemi me ngiyre te gjelbert preferohet.
Driton ZENKU: Rekomandimi dhe mesazh para muajit te ramazanit?
Dr. Nihal HALIMI: Rekomandimi im sa i perket shendetit oral eshte menjanimi i ushqimeve qe permbajne sheqer dhe pastrimi i dhembeve gjate periudhave mbas konsumimit te ushqimit,sidomos para se te flejne sepse periudha prej ores 2:30-4:30 eshte periudha kur kemi pushim te tajitjes se gjendrave peshtymore, kurse peshtyma eshte faktori kryesore qe ben mbrojtjen e dhembeve dhe mishrave dhe Ilogaritet si nje izolator i forte dhe normal rifreskim ne mengjes.
Intervistoi: Driton Zenku, kryeredaktor Flaka & Gostivari Sot
The post Kujdesi mbi shëndetin oral te fëmijët, lë shumë për të dëshiruar | VIDEO appeared first on Flaka, në çdo lajm... .