Kontrata e PD për lobim, Celibashi: Periudha kur KQZ do japë vlerësimin

Gjatë një konference me gazetarët, kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi u pyet sot në lidhje me kontratën e Partisë Demokratike të publikuar së fundmi për lobim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në lidhje me këtë çështje, Celibashi u shpreh se KQZ nuk e disponon këtë kontratë dhe nuk ka asnjë detyrim që t’ia kërkojë […]

Prill 29, 2025 - 13:00
 0  5
Kontrata e PD për lobim, Celibashi: Periudha kur KQZ do japë vlerësimin

Gjatë një konference me gazetarët, kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi u pyet sot në lidhje me kontratën e Partisë Demokratike të publikuar së fundmi për lobim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në lidhje me këtë çështje, Celibashi u shpreh se KQZ nuk e disponon këtë kontratë dhe nuk ka asnjë detyrim që t’ia kërkojë PD-së këtë dokument në këtë moment. Gjithsesi, ai shtoi se PD ka një afat prej 16 ditësh pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve për dorëzimin e saj.

Sakaq, ai theksoi se në momentin që KQZ do të ketë kontratën do të japë gjykimin dhe vlerësimin për të.