Kur do të jetë gati ligji për përfaqësim të drejtë? Bexheti pyet Mickoskin!
Kur do të jetë gati ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat? Kjo ishte pyetja e koordinatorit të FE, Blerim Bexheti i cili rikujtoi se kjo qeveri përmes vendimit të The post Kur do të jetë gati ligji për përfaqësim të drejtë? Bexheti pyet Mickoskin! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Kur do të jetë gati ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat? Kjo ishte pyetja e koordinatorit të FE, Blerim Bexheti i cili rikujtoi se kjo qeveri përmes vendimit të Gjykatës Kushtetuese e ka shfuqizuar Balancuesin dhe se nuk miratohet ligji.
Kryeministri Mickoski lexoi një vendim të miratuar nga qeveria LSDM-BDI ku thuhet se Balancuesi është tejkaluar dhe se gjykata kushtetuese duhet ta shfuqizojë. ‘Ligji është gati që para 6 muajve por tani kontrollohet që të mos ndodhë përsëri të mos shkojë para gjykatës kushtetuese’, tha Mickoski.
Bexheti e porositi Mickoskit që t’u kërkojë falje shqiptarëve për shkak të arrogancës së tij dhe sjelljes së tij ndaj tyre. Mickoski tha se do t’u kërkojë falje, por për faktin se më herët nuk i kanë larguar nga pushteti.
Ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat pritet të vendoset në kornizë ligjore për të drejta të barabarta të komuniteteve etnike në institucionet publike dhe shtetërore. Ky ligj është i nevojshëm pas shfuqizimit të Balancuesit.
The post Kur do të jetë gati ligji për përfaqësim të drejtë? Bexheti pyet Mickoskin! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .