Sejdiu fton Taravarin të qëndon në VLEN, Ramadani: Zgjedhim sinqeritetin. Reagon LSDM!

Nënkryetari i Lëvizjes BESA, Blerim Sejdiu, ka ftuar kreun e ASH-së, Arben Tavarin që të qëndrojë brenda VLEN-it dhe në zgjedhje lokale të dalin bashkë të gjitha partitë e koalicionit, The post Sejdiu fton Taravarin të qëndon në VLEN, Ramadani: Zgjedhim sinqeritetin. Reagon LSDM! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Prill 25, 2025 - 01:00
 0  4
Sejdiu fton Taravarin të qëndon në VLEN, Ramadani: Zgjedhim sinqeritetin. Reagon LSDM!

Nënkryetari i Lëvizjes BESA, Blerim Sejdiu, ka ftuar kreun e ASH-së, Arben Tavarin që të qëndrojë brenda VLEN-it dhe në zgjedhje lokale të dalin bashkë të gjitha partitë e koalicionit, ashtu siç dolën në zgjedhjet parlamentare.

Megjithatë, Sejdiu në emisionin “Dialog te LAJMI”, tha se nëse Taravari vendos që të del vetë në zgjedhjet lokale, kjo është e papranueshme për partitë tjera të VLEN-it.

“Arben Taravari duhet të rrije në VLEN dhe duhet të dalim bashkë, ashtu siç kemi qenë bashkë. Çdo kombinacion tjerët, çdo kalkulim tjetër VLEN nuk do ta pranojë. Por, kjo vlen edhe për partitë tjera të koalicionit. Derisa Arben Taravari vjen dhe thotë unë kam një ide më të mirë se ju dhe ajo ide është që të dal vet nuk ka më kompromis, ai e zgjedh vetë rrugën”, tha Sejdiu në emisionin “Dialog te LAJMI”.

Sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Blerant Ramadani, ka publikuar një status reflektues në rrjetet sociale, ku thekson se partia që ai përfaqëson ka zgjedhur rrugën e sinqeritetit në politikë, përballë një ambienti të ngarkuar me padrejtësi dhe kalkulime të mbyllura, përcjell Zyrtare.net

“Egoja ndan. Sinqeriteti bashkon. Ne zgjedhëm politikën e sinqertë,” shkruan Ramadani, duke e mbështetur këtë qasje me një thënie të Arbën Xhaferit: “Më e vështira në politikë është të jesh i drejtë mes padrejtësive.”

“Egoja ndan. Sinqeriteti bashkon. Ne zgjedhëm politikën e sinqertë.

Jo për të treguar superioritet, por për të dëshmuar sinqeritet. Dhe siç thoshte Arben Xhaferi – “Më e vështira në politikë është të jesh i drejtë mes padrejtësive.” E ne këtë sfidë e pranojmë, sepse kemi një besim të palëkundur: qytetari meriton më shumë.

Dhe në këtë rrugëtim, ne besojmë se jemi të shumtë në numër dhe në bindje. Sepse fuqia nuk qëndron te marrëveshjet e mbyllura, por te besimi i hapur”, ka shkruar Ramadani.

Ende nuk ka kaluar viti i parë i mandatit të qeverisë së re dhe tashmë për qytetarët është bërë e qartë se qeveria e OBRM-PDUKM-së, ZNAM-it dhe VLEN-it është qeveria më e keqe dhe më jofunksionale që kemi pasur ndonjëherë, thotë zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska.

“Ndërsa i gjithë sistemi po shembet dalëngadalë, ata po e helmojnë publikun me mosmarrëveshje brenda koalicionit. Në vend që të bëjnë diçka për programin, mediat janë plot me mosmarrëveshjet e tyre partiake.

Është e qartë se përveç që janë të paaftë për të udhëhequr vendin, janë të paaftë edhe për të rënë dakord brenda Qeverisë se si të ndajnë tenderët, prandaj edhe po grinden. Njerëzit shikojnë sesi qeveria lufton me veten, ndërsa vendi fundoset. Nuk ka institucione funksionale. Në shëndetësi kaos, ekonomia po fundoset, zbatimi i projekteve është zero, pagat po ngecin dhe as ekzistueset nuk po paguhen. Vendi nuk ka qenë kurrë në një kaos kaq të plotë. Flaka Media

The post Sejdiu fton Taravarin të qëndon në VLEN, Ramadani: Zgjedhim sinqeritetin. Reagon LSDM! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .