Kurti i dërgon ftesë edhe PDK-së

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti i ka ftuar në takim partitë opozitare për të diskutuar për çështjen e presidentit. Takimet kanë filluar tashmë, ku Kurti është takuar me Lumir Abdixhikun nga LDK-ja, ndërsa ende nuk ka një agjendë të qartë për liderët e tjerë opozitarë. Edhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka konfirmuar se

Prill 6, 2026 - 13:30
Kurti i dërgon ftesë edhe PDK-së
kurti-i-dergon-ftese-edhe-pdk-se

kurti-i-dergon-ftese-edhe-pdk-se

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti i ka ftuar në takim partitë opozitare për të diskutuar për çështjen e presidentit.

Takimet kanë filluar tashmë, ku Kurti është takuar me Lumir Abdixhikun nga LDK-ja, ndërsa ende nuk ka një agjendë të qartë për liderët e tjerë opozitarë.

Edhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka konfirmuar se ka pranuar ftesë nga Kurti, por ende nuk është caktuar koha e takimit.

Një zyrtarë i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) i ka thënë se  ftesën nga Kurti e kanë marrë javën e kaluar, por ende nuk është caktuar se kur do të mbahet takimi.