Kurti pret në takim lamtumirës ambasadoren Jusufi, shpreh mirënjohje për angazhimin e saj
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në një takim lamtumirës ambasadoren e Maqedonisë së Veriut në Kosovë, Shpresa Jusufi. Zyra e Kryeministrit njoftoi se Kurti ka shprehur mirënjohje për bashkëpunimin e afërt dhe angazhimin e saj, veçanërisht siç thuhet në komunikatë, në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe në rrafshin tregtar dhe ekonomik. “Në këtë kontekst


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në një takim lamtumirës ambasadoren e Maqedonisë së Veriut në Kosovë, Shpresa Jusufi.
Zyra e Kryeministrit njoftoi se Kurti ka shprehur mirënjohje për bashkëpunimin e afërt dhe angazhimin e saj, veçanërisht siç thuhet në komunikatë, në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe në rrafshin tregtar dhe ekonomik.
“Në këtë kontekst, kryeministri Kurti dhe ambasadorja Jusufi diskutuan për progresin e arritur në fusha të ndryshme të bashkëpunimit bilateral gjatë mandatit të saj diplomatik. Kryeministri Kurti i uroi ambasadores Jusufi suksese në angazhimet e saj”.