Stacioni Policor Qendra ndriçohet në shenjë solidarizimi ndaj dhu*nës së grave
Sonte është ndriçuar objekti i Stacionit Policor Qendra, si pjesë e fushatës “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”. Objekti i ndriçua me ngjyrën e portokalltë, ngjyrë kjo që do të thotë shpresë për viktimat e dhunës. Pjesëmarrës ishte edhe ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla. “Sonte ndezëm dritat në shenjë e solidarizimi, mbështetje


Sonte është ndriçuar objekti i Stacionit Policor Qendra, si pjesë e fushatës “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”.
Objekti i ndriçua me ngjyrën e portokalltë, ngjyrë kjo që do të thotë shpresë për viktimat e dhunës.
Pjesëmarrës ishte edhe ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla.
“Sonte ndezëm dritat në shenjë e solidarizimi, mbështetje për viktimat e dhunës në familje, dhunës ndaj grave. Policia është adresa e parë e kësaj dhune, ku viktimat edhe ndihmohen. Ky fenomen është shumë i rrezikshëm në vendin tonë”, u shpreh Sveçla para mediave.
Ndërsa drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha u bëri apel qytetarëve që ta raportojnë dhunën në organet e rendit.