Kurti takohet me Kryeministrin belg
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar takim bilateral me homologun belg, Bart De Wever, në Bruksel. Në këtë takim u diskutua për mundësitë e reja të bashkëpunimit mes dy vendeve, për forcimin e shkëmbimeve dhe thellimin e raporteve dypalëshe. Kurti theksoi rëndësinë që ka Belgjika për Kosovën, duke kujtuar se Brukseli është


Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar takim bilateral me homologun belg, Bart De Wever, në Bruksel.
Në këtë takim u diskutua për mundësitë e reja të bashkëpunimit mes dy vendeve, për forcimin e shkëmbimeve dhe thellimin e raporteve dypalëshe.
Kurti theksoi rëndësinë që ka Belgjika për Kosovën, duke kujtuar se Brukseli është qendra e Bashkimit Evropian dhe NATO-s, dy organizata ku vendi synon anëtarësimin. Ai rikujtoi gjithashtu hapat e ndërmarrë në marrëdhëniet dypalëshe vitet e fundit.
Në vitin 2023, Belgjika ngriti përfaqësinë e saj diplomatike në Kosovë në nivel ambasade, ndërsa këtë vit ka njoftuar se do të mirëpresë atasheun e mbrojtjes së Kosovës. Po ashtu, vetëm dy muaj më parë, Ministritë e Mbrojtjes të dy vendeve nënshkruan një Deklaratë të Qëllimit të Përbashkët në fushën e mbrojtjes.
Kurti u shpreh se këto zhvillime hapin rrugën për bashkëpunim edhe më të ngushtë mes Kosovës dhe Belgjikës në të ardhmen.
