Ferit Idrizi: Dobërlluka përkrah fuqishëm vizionin tonë

Ferit Idrizi, kandidati për kryetar të Vushtrrisë, ka zhvilluar sot një takim me banorët e Dobërllukës, ku u shoqërua edhe nga kandidatja për Kuvend Komunal, Dorentina Gela. Në këtë tubim, Idrizi tha se mikpritja dhe përkrahja e qytetarëve janë tregues të qartë se vizioni i tij për zhvillim, transparencë dhe qeverisje të ndershme është vizioni

shtator 23, 2025 - 22:30
 0
Ferit Idrizi: Dobërlluka përkrah fuqishëm vizionin tonë
Ferit Idrizi: Dobërlluka përkrah fuqishëm vizionin tonë

Ferit Idrizi: Dobërlluka përkrah fuqishëm vizionin tonë

Ferit Idrizi, kandidati për kryetar të Vushtrrisë, ka zhvilluar sot një takim me banorët e Dobërllukës, ku u shoqërua edhe nga kandidatja për Kuvend Komunal, Dorentina Gela.

Në këtë tubim, Idrizi tha se mikpritja dhe përkrahja e qytetarëve janë tregues të qartë se vizioni i tij për zhvillim, transparencë dhe qeverisje të ndershme është vizioni i përbashkët i vushtrriasve.

“Me këtë përkrahje, aroma e fitores tonë po ndihet gjithandej në Vushtrri,” u shpreh Idrizi.

Ai shtoi se angazhimi i tij do të mbetet në shërbim të qytetarëve, duke theksuar se Vushtrria ka nevojë për një qeverisje të drejtë dhe të hapur për të gjithë.