Presidentja Osmani përkujton Afrim Bunjakun në Nju Jork: Kosova nuk thyhet, nuk dorëzohet

Mbrëmjen e së mërkurës, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, mori pjesë në pritjen e organizuar në Nju Jork nga Albanian American Relations Council (AARC), ku gjatë fjalës së saj përkujtoi rreshterin Afrim Bunjaku, i cili u vra më 24 shtator 2023 gjatë sulmit terrorist në Banjskë. Në përvjetorin e rënies së tij, Osmani […]

shtator 26, 2025 - 00:30
 0
Presidentja Osmani përkujton Afrim Bunjakun në Nju Jork: Kosova nuk thyhet, nuk dorëzohet

Mbrëmjen e së mërkurës, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, mori pjesë në pritjen e organizuar në Nju Jork nga Albanian American Relations Council (AARC), ku gjatë fjalës së saj përkujtoi rreshterin Afrim Bunjaku, i cili u vra më 24 shtator 2023 gjatë sulmit terrorist në Banjskë.

Në përvjetorin e rënies së tij, Osmani nderoi heroizmin e Bunjakut, duke theksuar se ai mbrojti me jetën e tij dinjitetin e kombit dhe lirinë e Kosovës.

“Po filloj me disa fjalë shqip për një arsye shumë të veçantë. Sot (dje) është përvjetori i rënies në altarin e lirisë të heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku i cili para dy vitesh me heroizmin me të lartë, mbrojti territorin e Kosovës, sovranitetin e Kosovës, e mbi të gjitha mbrojti dinjitetin e kombit tonë duke dhënë mesazh të fuqishëm edhe një herë, jo vetëm brenda nesh por para botës, se Kosova nuk thyhet se Kosova nuk dorëzohet dhe se Kosova përgjithmonë do të jetë e lirë dhe e pavarur”.

Presidentja shtoi se një nga vendet më të rëndësishme për të nderuar dëshmorët është pikërisht pranë komunitetit shqiptaro-amerikan, të cilët gjithmonë kanë qëndruar në krah të Kosovës.

“Edhe sonte nuk ka vend më të mirë se sa në mesin e shqiptaro-amerikanëve që të nderojmë ata që dhanë më të shtrenjtën, dhanë jetën e tyre që ne sot të frymojmë lirshëm. Lavdi gjithë çlirimtarëve tanë dhe të gjithë heronjve të kombit tonë”, deklaroi Osmani.