Kurti takon diplomatin finlandez, flasin për formimin e institucioneve pas certifikimit të rezultateve

Kryeministri i vendit, Albin Kurti është takuar sot me ambasadorin e Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen. Sipas komunikatës për media, marrëdhëniet bilaterale Kosovë-Finlandë, bashkëpunimi ndërmjet ambasadës finlandeze dhe qeverisë, zgjedhjet e 9 shkurtit dhe hapat drejt formimit të institucioneve pas certifikimit të rezultateve, ishin temat qendrore të bashkëbisedimit. Gjithashtu në takim u diskutua rreth çështjeve

shkurt 25, 2025 - 18:00
 0  4
Kurti takon diplomatin finlandez, flasin për formimin e institucioneve pas certifikimit të rezultateve
kurti-takon-diplomatin-finlandez,-flasin-per-formimin-e-institucioneve-pas-certifikimit-te-rezultateve

kurti-takon-diplomatin-finlandez,-flasin-per-formimin-e-institucioneve-pas-certifikimit-te-rezultateve

Kryeministri i vendit, Albin Kurti është takuar sot me ambasadorin e Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen.

Sipas komunikatës për media, marrëdhëniet bilaterale Kosovë-Finlandë, bashkëpunimi ndërmjet ambasadës finlandeze dhe qeverisë, zgjedhjet e 9 shkurtit dhe hapat drejt formimit të institucioneve pas certifikimit të rezultateve, ishin temat qendrore të bashkëbisedimit.

Gjithashtu në takim u diskutua rreth çështjeve të sigurisë së rajonit dhe kontinentin tri vjet pas fillimit të agresionit ushtarak rus dhe luftës në Ukrainë.

Më tej, Kurti shprehu falënderimin e tij për rolin, kontributin dhe mbështetjen e vazhdueshme të Finlandës ndaj Kosovës.